
Jens Stoltenberg: NATO dhe BE po punojnë për Ballkanin dhe Kosovën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian ka folur edhe për Kosovën.
Derisa po fliste për bashkëpunimin mes BE-së dhe NATO-s, ai e përmendi edhe Kosovën, duke thënë se si NATO-ja po ashtu edhe BE-ja, ‘po punojnë dorë për dore në Ballkanin Perëndimor dhe në Kosovë.
“Është mirë që të shohësh që vit për vit ne kemi qenë në gjendje të forcojmë bashkëpunimin mes NATO-s dhe Bashkimit Evropian, në kibernetikë, në hapësirë, në infrastrukturën kritike, në lëvizshmërinë ushtarake dhe ne punojmë dorë për dore në Ballkanin Perëndimor, në Kosovë”, tha Stoltenberg, gjatë adresimit në PE.
Ndryshe, shefi i NATO-s gjatë ditës do të takohet edhe me të presidentën e Kosovës Vjosa Osmanin, me të cilën do të realizojë takim bilateral.
Osmani dhe Stoltenberg do t’u adresohen gazetarëve në një konferencë të përbashkët për media, pas përfundimit të takimit.
Më shumë storie
Ambasador Abdi Baleta – Një jetë në shërbim të kombit shqiptar
Nga: Ramiz TAFILAJ (i dekoruar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Arritje Jetësore) Sot u nda nga...
Veprimtaria dhe krijimtaria e Sherif SHERIFIT, nga Qarri i Bujanocit
Sherif Haki SHERIFI, u lind më 19 shtator 1952 në fshatin Qarr të Bujanocit, hapat e parë të dijes i...
Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës publikoi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese
Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, ka publikuar aktgjykimin e plotë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së “Vendimit të Kuvendit për...
Serbia paraburgos një muaj ish-policin nga kosova
Ish-zyrtarit policor të Njësisë Speciale Operative, Arbnor Spahiut i cili u ndalua në Serbi, i është caktuar masa e paraburgimit...
Vlerësime dhe refleksione rreth librit të Prof.dr. Eshref Ymerit “Rezonanca magnetike” për Rusinë dhe rusët”
Akademik Prof.dr. Beqir Meta Profesor Eshref Ymeri na sjell një botim të ri jashtëzakonisht interesant për botën shqiptare, i cili...
`Defender 25`, Osmani e Kurti: Kosova e gatshme për anëtarësim në NATO
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kanë vizituar nga afër ushtarët e FSK-së dhe...
Average Rating