Jorn Rohde: Lista Serbe t’i llogarisë pasojat e bojkotit
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde në intervistën e dhënë për RTK-në ka thënë se vendimi i Listës Serbe për bojkotimin e procesit të votimit për shkarkim të kryetarëve në veri të vendit nuk është politikë konstruktive dhe i dëmton serbët e asaj pjese.

Rohde tha se ka 18 muaj vetëm bojkote dhe se Lista Serbe, pas thirrjes së serishme për bojkot, duhet të përgatitet edhe për pasoja.
“Në një shtet të së drejtës, nëse nuk ke një fuqi që të ndryshosh gjërat, bojkoti është më së paku i nevojshëm. Prandaj, ne i ftojmë të gjithë qytetarët dhe partitë politike në veri që të bëjnë të pamundurën që të marrin pjesë në këtë proces dhe që ta përfundojmë atë. Ne dëshirojmë që të kemi një rezultat që kryetarët e komunave dhe kuvendet komunale të zgjidhen, që do të reflektojnë shumicën e banorëve atje dhe për momentin nuk është ajo. E kjo me bojkotimin dhe thirrjen për bojkotim, atëherë kjo shkon komplet në një rrugë tjetër. Që 18 muaj kemi vetëm bojkote dhe kjo nuk është një politikë konstruktive. Qeveria e Kosovës e ka ofruar një proces demokratik për serbët në veri dhe kjo ofertë duhet të pranohet nga serbët. Tash, ne, presim që ata ta pranojnë këtë. Nuk e kuptoj pse nuk duhet që të ndodhë kjo. Lista Serbe nëse thërret për bojkot atëherë duhet që të llogarisë edhe për pasoja”, ka deklaruar ambasadori Rohde në intervistë për RTK-së
Më shumë storie
Christopher Hill për Thaçin: Kisha përshtypje se ishte i besueshëm, por jo vendimmarrës
Ka përfunduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale ish-diplomati amerikan, Christopher Hill. Hill tha për Hashim Thaçin se kishte përshtypjen...
Hajro Limaj: Lufta e ftohtё dhe Shqipёria
GEER Tiranё 2025 E kisha dёgjuar disa herё zotin Limaj nё intervistat e tij me Roland Qafokun nё emisionin DEKALOG,...
Intervistë: Mbi diskriminimin përmesë pastrimit etnik-pasivizimit
Intervista në #TV Refik Hasani Publicist e Veprimtar Mbi diskriminimin përmesë pastrimit etnik-pasivizimit. DHE Diskriminimi në përdorimin e Gjuhës Shqipe,...
Daniel Serwer: Ngërçi në Kuvend dëmton imazhin e Kosovës si histori suksesi
Profesori amerikan dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Server, në një intervistë për RTK-në, ka thënë se ngërçi në konstituimin e...
Një intervistë mes strategjisë, rikthimit moral dhe pendimit
Nga XHAVIT ÇITAKU Intervista e fundit e ish- Presidentit, Hashim Thaçi, për Klan Kosova, nga qelia në Hagë, vjen në...
Intervistë Exluzive: me Refik Hasanin, Publicist dhe Veprimtarë nga Bujanoci
Intervista është realizuar nga Gazetari, Gëzim Mekuli, Editor në Mekulipress.com, REVISTË-SHQIPE ONLINE Publicisti dhe veprimtari nga Bujanoci, Refik Hasani, ka dhënë një...

Average Rating