Josep Borrell: Kurti nuk pranoi propozimin tonë, kërkoi njohjen “de facto”

Read Time:1 Minute, 46 Second

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka pranuar të enjten propozimin e tyre të kompromisit për zbatimin e marrëveshjes për normalizim ndërmjet Kosovës e Serbisë. Ai tha se ka ofruar që palët të nisin paralelisht zbatimin e kërkesave, por se sipas tij, Kurti ka kërkuar së pari njohje de facto nga Serbia, derisa Vuçiqi ka kërkuar themelimin e Asociacionit.

“Fatkeqësisht, pas një takimi të gjatë, kryeministri Kurti nuk ka qenë i gatshëm që të ecë përpara me fillimin e një procesi të besueshëm për themelimin e Asociacionit. Në vend të kësaj, ai ka insistuar që të formalizohet njohja de fakto si hap i parë. Jemi përpjekur shumë, por për fat të keq, sot nuk ka qenë e mundur të thyhen dallimet”, deklaroi Borell pas takimit të sotëm në Bruksel.

Borrell që ishte nikoqir i këtij takimi, tha se propozim i Bashkimit Evropian është që Marrëveshja për normalizim marrëdhëniesh të zbatohet nga të dyja palët paralelisht.

“Ky ka qenë kompromisi më i mirë që kemi mundur të ofrojmë së bashku me amerikanët”, deklaroi kryediplomati evropian, sipas të cilit, nuk ka përparim në shtensionimin e situatë në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se ndonëse Kosova ka bërë hapa para drejt shtensionimit, të cilat edhe mirëpriten nga BE, por sipas tij “nuk i ka plotësuar të gjitha kushtet”.

“BE e sheh dorëheqjen e kryetarëve që janë zgjedhur nga vetëm 3 për qind e popullatës, si rruga më e shpejtë e më e mirë që të mundësohen zgjedhjet e reja. Procedura tjetër për të kërkuar largimin nëpërmjet peticionit është tepër e gjatë dhe e pasigurt. Serbët e Kosovës po ashtu duhet të tregojnë konstruktivitet e të angazhohen pa kushte në procesin electoral”, ka thenë Borell.

Ai ka kërkuar që serbët në veri të marrin pjesë në zgjedhje, ndërsa tha se ka marrë garanci nga presidenti Vuçiqi për këtët proces. “Nëse nuk ka përparim në zgjedhje, rreziku i eskalimeve të reja do të vazhdojë”, ka thënë Borrell, sipas të cilit, “duhet të merren hapa menjëherë nga dyja palët për të mos pasur eskalime tjera në veri”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Albin Kurti: Kushtëzimi i Serbisë është bërë qëndrim i Lajçakut
Next post Arifi njofton Escobarin për pasivizimin e adresave dhe diskriminimin e shqiptarëve të Luginës nga ana e Serbisë