
Këshilli Nacional i Shqiptarëve të Luginës hapë zyrën në Novi Pazar
Drejtoresha e kësaj zyre, Amina Nuraj, tha se hapja e kësaj zyre është pritur me emocione nga qytetarët.
Ajo tha se kjo zyre do të jetë adresa e shqiptarëve për shqetësimet që ata i kanë.
“E kanë pritë më shumë emocione ka pas nga ta që janë frikësuar me ardh me na përkrah për shkak të shtetit, por i kemi parë duke na përcjellë nga ballkonet e me lot në sy nga gëzimi. I kemi dhënë shpresë krejt. Njerëzit u frikësofshin me dhanë lokale për shfrytëzim”, ka thënë ajo, raporton teve1.
Nuraj ka thënë se do të organizohet aktivitete të ndryshme në kuadër të zyrës, ndërsa tha se me rastin e 28 nëntorit, Ditës së Flamurit do të ketë aktivitete dhe se pavarësisht rreziqeve edhe flamuri kombëtar do të ngitet.
“Ka me pas festë dhe flamurin temë ka me qitë dhe skam pse mu frikësua për qatë punë”, tha drejtoresha e kësaj zyre.
Ajo ka thënë se kanë marrë urime për hapjen e kësaj zyre edhe nga Qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës.
Kryetari i këtij këshilli, Nevzad Lutfiu, ka thënë se hapja e kësaj zyre do të ndikojë në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në këtë pjesë.
Më shumë storie
Universiteti i Prishtinës siguron kuotën për studentët e Luginës së Preshevës
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka kërkuar nga Universiteti i Prishtinës që të respektohet kuota e veçantë prej 2 për...
Grafite të kriminelit Mladiq në Bujanoc
Në qendër të Bujanocit janë shfaqur grafite me emrin e kriminelit të luftës, Ratko Mladiq. Politikani nga Lugina e Preshevës,...
Pasivizimi i adresave: Lugina e Preshevës me platformë për raportim
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar aktivizimin e platformës për raportimin e pasivizimit të adresave në...
Refik Hasanit, i është ndarë MIRËNJOHJE,
Si vlerësim ndaj veprimtarisë dhe, krijimtarisë publicistike që po vazhdon të kontriboj përmesë hulumtimeve, por edhe në opinione, vështrime publicistike,...
Haklaj: Misioni i UÇPMB-së është bashkimi me Kosovën!
Të dashur vëllezër dhe motra. Të dashur bashkëkombas! Familjarë të deshmorëve të Kombit! Veteranë të UÇMB-së! Sot në këtë ditë...
Luginë e Preshevës: Mijëra shqiptarë në këtë rajon mbesin pa të drejta bazë
Mijëra shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja prej vitesh mbeten pa të drejtë vote, dokumente personale dhe qasje në shërbime...
Average Rating