KFOR-i paralajmëron stërvitje për reagim në situata të krizave
Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO, ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të zhvillojë një stërvitje të rregullt ushtarake pranë bazës së saj në Novosellë.
“Stërvitja synon të trajnojë njësitë e KFOR-it për të garantuar lirinë e lëvizjes në një situatë reagimi ndaj krizave dhe do të përbëhet nga një seri simulimesh taktike dhe aktivitetesh logjistike, duke përdorur kolona ushtarake me automjete të rënda inxhinierike dhe helikopterë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Tutje thuhet se përmes ushtrimeve të rregullta “KFOR-i teston të gjitha aftësitë e tij dhe ruan nivelin e nevojshëm të gatishmërisë operacionale të nevojshme për të vazhduar përmbushjen e detyrave të tij”.
“KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe siguri për lirinë e lëvizjes, në të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, thuhet tutje në njoftim.
Më shumë storie
Sot është shënuar përvjetori i sulmit të dytë të forcave serbe kundër familjes Jashari
Sot është shënuar përvjetori i sulmit të dytë të forcave serbe kundër familjes Jashari, i cili kishte ndodhur më 22...
Nga takimi Kosovë–Serbi funksionalizohet Komisioni i përbashkët për Personat e Pagjetur
Sot u mbajt takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialog. Ketij...
Ambasada amerikane përkujton viktimat e masakrës së Reçakut
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë të ditur se, sot, ushtruesi i detyrës së zëvendësshefit...
Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në SHBA
Në kuadër të vizitës zyrtare në shtetin e Ajovës, Bashkim Jashari, komandanti i FSK-së, vizitoi bazën e aviacionit të Gardës...
Daniel Server: `Bota serbe` është një version i modernizuar i `Serbisë së Madhe`
Profesori amerikan dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Server, ka thënë se `bota serbe` është një version i modernizuar i `Serbisë...
Albin Kurti: Formimi i qeverisë së re menjëherë pas certifikimit të rezultateve
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se formimi i qeverisë së re do të...

Average Rating