Xhelal Sveçla: Në Jarinjë u shfaq episod i luftës hibride serbo-ruse ndaj Kosovës

Read Time:1 Minute, 39 Second

“Sot, në anën serbe të pikëkalimit kufitar në Jarinjë, u shfaq një episod i nivelit të lartë të luftës hibride serbo-ruse ndaj Republikës së Kosovës”, ka thënë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sipas tij ditëve të fundit në Kosovë janë futur elemente që kanë lidhje me grupin famëkeq rus Wagner.

“Të njëjtët aktorë joshtetërorë, por të cilët i përdor edhe regjimi në Beograd edhe ai në Moskë, të përfaqësuar nga Damnjan Knezheviq (bashkëpunëtor i organizatës paramilitare famëkeqe ruse Wagner), u mësynë që ta thyejnë këtë pikëkalim kufitar”, ka shkruar Sveçla në Facebook..

Tutje Sveçla ka shtuar se ditët e fundit, aktorë të tjerë shtetërorë e joshtetërorë të këtyre dy vendeve, që janë të vetmet, që nga Lufta e Dytë Botërore, që ndezën luftëra në Evropë, kanë hyrë brenda territorit të Kosovës dhe ende gjenden këtu.

‘Të armatosurit e maskuar dhe të barrikaduar në rrugë, me mbështetjen edhe të qendrës së spiunazhit rus që gjendet në Nish të Serbisë, po përpiqen që ta cenojnë sovranitetin tonë, duke nxitur provokime agresive në mënyrë që ta largojnë vëmendjen nga agresioni në Ukrainë, ku siç po shihet Putini po e humb luftën. Ne do të vazhdojmë ta ekspozojmë qëllimin ruso-serb, duke ngulur këmbë që mos t’i nënshtrohemi në asnjë mënyrë mashtrimit të madh që po përpiqen t’ia bëjnë Serbia dhe Rusia një pjesë të qytetërimit evropian!”, ka shkruar ai.

Sveçla ka siguruar të gjithë qytetarët se Policia e Kosovës është e aftë dhe ka gjitha kapacitetet e nevojshme te përballet me këto struktura kriminale dhe se ne po bëjmë gjithë vlerësimet e nevojshme për mënyrën më efikase dhe kohën e përshtatshme për këtë.

“Qëllimi ynë i vetëm është të sigurojmë një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim, të sigurojmë lëvizjen e lirë për të gjithë dhe të luftojmë grupet kriminale pa dallim, në të mirën e të gjithë qytetarëve dhe në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës sonë”, ka përfunduar Sveçla.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post KFOR-i paralajmëron stërvitje për reagim në situata të krizave
Next post Albin Kurti: Serbia qëndron me rusët deri në fatalitet