Albin Kurti: Serbia qëndron me rusët deri në fatalitet

Read Time:3 Minute, 6 Second

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti derisa foli para ambasadorëve në Konferencën Vjetore të Ambasadorëve të Republikës, e cila po mbahet në Prishtinë, tha se qeveria, shoqëria, shteti e populli beson e pret e shumë nga ta.

Ai ka kërkuar nga diplomatët kosovar që shërbejnë në botë të tregojnë në vendet ku shërbejnë gjithë historinë e shtetit.

“Ju jeni media më speciale e shtetit të Kosovës dhe elementit të popullit tonë në botë. Ju dispononi shumë të drejta mbi të gjitha, përdorimin e aftësive tuaja. Duke qenë në një vend të huaj me imunitetin tuaj ju mund të takoni çdo element të përbërës të gjeopolitikë dhe eko-politikës së vendit pritës. Duhet të bëjmë betejë me detaje që të jemi në të përditshmen e tregut të ligjërimit të tyre, duhet ta fusim lëndën tonë në të vërtetën e tyre, prandaj na duhen punonjësit e kancelarive dhe instituteve të tyre , biznesmenët, anëtarët e shoqërisë civile dhe profesor universitetetesh”, u tha diplomatëve ai.

Kurti tha se Kosova ka një armik ekzistencial që bën shumë zhurmë, që përdor gjithnjë një pozicion hibrid në rendin historik dhe atë gjeopolitik.

“Beogradi luan me spektrin pro-serb dhe pro-jugosllav për të fituar nga ekstremet e vendeve perëndimore. Me të majtët ekstrem, Beogradi fiton me idenë e Jugosllavisë e me të djathtët ekstrem fiton me idenë e Serbisë, mbrojtëse e krishterimit. Në aspektin gjeopolitik ky kundërshtar i yni i madh i premton të gjithë perëndimoreve, por qëndron me rusët deri në fatalitet dhe luan me dyfishësinë e Kinës. Serbia nuk mund ta tradhtojë lehtë Rusinë, pa pësuar një transformim rrënjësor sepse ajo e sheh vetën si projekt të pushtimit sllav”, tha tutje ai.

Prandaj, ai ka kërkuar nga diplomatët që këto dy gjëra t’ua thonë me kujdes e durim perëndimorëve që i njohin e i takojnë.

“Duhet t’iu themi se në krye të Serbisë sot janë në postet më të larta të njëjti njerëz. Duhet të iu themi që ata që dje ishin kriminel lufte sot janë anëtarë kartelesh, se ndëshkimi i kriminelëve ishte përgjithësisht një flluskë që ka shpërthyer tashme pa u vënë re me vrasjen e njeriut i cili donte në një masë ta ndryshonte Serbinë, Gjingjiqin. Realiteti nuk është Shtëpia e Verdhë, por Gjingjiqi i vrarë. Nuk janë serbët të dhunuar në Kosovë nga shteti i Kosovës, por vetë Oliver Ivaniviqi i vrarë nga strukturat kriminale serbe. Kriminelët e tyre të liruar para kohe, po arrestohen si kriminel kartelesh droge në Evropë”, shtoi kreu qeveritar.

Sipas tij, janë shumë të rëndësishme statistikat mund të prodhohet nga MPJD-ja, një dokument i cili u shpërndahet mediave, shoqërisë civile dhe njerëzve me ndikim.

“Në ato statistika, duhet të tregohet numri i serbëve që janë ndëshkuar për krimet që kanë kryer, numri më pak se modest. Duhet të iu flasim atyre për shtetin e Kosovës. Arritjet tona për luftën ndaj korrupsionit e lirinë e mediave, bashkë me rritjen tonë mbresëlënëse ekonomike”, tha ai.

Kurti, kërkoi nga diplomatët që të mos ngurrojnë të dërgojnë nota proteste kur bëhet fjalë për mashtrime në lajmet atje.

“Nëse ata shohin që ne i kundërshtojmë kur fabrikojnë lajme të rreme, ata do të na respektojnë e do të kërkojnë lidhje të rregullta me institucionet tona, më së pari me ju. Duhet t’iu flasim për Luginën e Sangjakun e t’iu tregojmë se nuk jemi ne që bëjmë dhunë mbi serbët, por Beogradi e aq më tepër t’iu dërgojmë informacion mbi spastrimin etnik që po ndodhë në Presheve, Medvegjë e Bujanovc me zhdukjen e adresave”.

Tutje, Kurti kërkoi nga ta që tu tregojnë të gjithëve për frikën e shantazhin që ndodhen serbët në Kosovë, pikërisht nga strukturat ilegale të Beogradit të shndërruara siç tha së fundi në banda kriminale.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Xhelal Sveçla: Në Jarinjë u shfaq episod i luftës hibride serbo-ruse ndaj Kosovës
Next post <strong>Kur idealisti shëndrrohet në tregtar flamujsh</strong>