Komandanti i FSK-së uron Fitër Bajramin
Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari ka uruar Festë e Fitër Bajramit. Në prag të kësaj feste, Jashari u dërgoi urimet më të përzemërta besimtarëve myslimanë dhe personelit të FSK-së, duke dëshiruar paqe, mirësi dhe begati në familjet e tyre.
“Në këtë ditë të bekuar, që ngërthen në vete vlera të thella të sakrificës, solidaritetit dhe dashurisë për njëri-tjetrin, ju uroj nga zemra një Bajram të gëzuar, të mbushur me harmoni e lumturi pranë më të dashurve tuaj. Qoftë kjo ditë një moment reflektimi për forcimin e vlerave tona njerëzore, shpirtërore dhe kombëtare”, është shprehur Jashari.
Komandati i FSK-së, ka shprehur mirënjohje dhe respekt të thellë për të gjithë personelin e FSK-së që edhe në ditë festash, mbeten të përkushtuar në shërbim të vendit dhe qytetarëve.
Ai ka uruar që kjo festë të sjellë unitet, mirëkuptim dhe dashuri mes njerëzve.
Më shumë storie
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për vazhdimin e seancës konstituive të shtunën, më 8 gusht, në orën 11:00
Seanca do të mbahet në Sallën e seancave, duke filluar nga ora 11:00. Në rend të ditës janë zgjedhja e...
Adem Jashari dhe Familja Jashari janë shëmbulli më i lartënë histori i sacrificës për liri, atdhedhe komb
Nga Skënder Sadri KAPITI Komandanti legjendar, heroi i madh kombëtar, Adem Jashari dhe heroizmi madhështor i Familjes Jashari janëEpopeja më...
Përjetime nga Kuvendi i Pestë Zgjedhor i ShShASh-së “Papa Klementi XI Albani”
Emine. S. HOTI Nënkryetare e Shoqatës sëShkrimtarëve dheArtistëveShqiptarë“PapaKlementi XI Albani”, Suedi Përjetime nga Kuvendi i Pestë Zgjedhor iShoqatës së...
Gjykata speciale shtyn shpalljen e aktgjykimit, kritika për zvarritjen e procesit
Vendimi i djeshëm i Speciales për ta shtyrë edhe për gati dy muaj shpalljen e aktgjykimit, ka nxitur reagime në...
Skënder Kapiti: “Nëse liria politike dhe drejtësia janë të drejta të krimit, korrupsionit e të tradhëtisë atëhere shteti është kriminalizuar”
AKTUALE 18 03 2019, Durrës.”Vërtetimin e kësaj teoreme e bën realiteti i këtij regjimi aktual politiko-gjyqësor në Shqipëri. Kur korrupsioni,...
Mëndjendriturit – Botime Enja Tiranë 2026
Nga Sejdo Harka Grimca nga thëniet e shkrimtarëve të mëdhenj Saadi Shirazi I lumtur është ai që hëngri e mbolli...

Average Rating