
Kombëtarja e femrave të Kosovës shënon fitore bindëse në miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut
Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka shënuar fitore ndaj Maqedonisë së Veriut, në miqësoren e dytë brenda pak ditësh.

Dardanet të premten në ndeshjen e parë të zhvilluar në Shkup kishin pësuar humbje (1:3), por në mbrëmjen e sotme kanë triumfuar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me rezultat bindës, 4:0. Golat për Kosovën i shënuan Valentina Metaj (2’), Erëleta Memeti (59’, 74’) dhe Blerta Shala (87’). Këto dy miqësore i kanë shërbyer përzgjedhëses Annel Andersen për ta parë formën e lojtareve dhe për të përçuar tek ato idetë dhe strategjinë e lojës për ndeshjet e ardhshme kualifikuese.
Më shumë storie
Sonte po luhet ndeshja Rumani-Kosovë, Dardanët synojnë fitore
Futbollistët e Kosovës sonte përballen me Rumaninë në stadiumin Nacional në Bukuresht. Rumunët ku Dardanët po ballafaqohen në kuadër të...
Shqipëria mposht Poloninë në ‘finalen’ e kualifikimit me rezultat 2-0
Kombëtarja shqiptare e ka bërë hapin gjigant në garën për kualifikim në EURO 2024. Kuqezinjtë mposhtën Poloninë, me rezultat 2-0,...
Shqipëri-Poloni, mbyllet pjesa e parë me epërsinë e Kombëtares shqiptare prej 1-0
Kuqezinjtë dhe polakët po luajnë në ‘Air Albania’ e stërmbushur në kuadër të Grupit E të kualifikueseve për EURO 2024....
Kosova dhe Zvicra ndanë pikët duket luajtur baras 2-2
Sulmuesi Vedat Muriqi është hero i Kombëtares së Kosovës pasi shënoi dygolësh në barazimin me Zvicrën. Kosova dhe Zvicra ndanë...
Formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë-Zvicër
Futbollistët e Zvicrës, tashmë kanë kaluar në avantazh në minutën e 14 me rezultat 1 - 0. ‘Dardanët’ dhe helvetët...
Ndeshja Shqipëri-Çeki është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1
Shqipëria ka arritur të nxjerrë pikë nga udhëtimi në Pragë. Ndeshja e zhvilluar të enjten në tokën çeke është mbyllur...