Komiteti LIBE i Parlamentit Evropian ka votuar me shumicë PRO liberalizimit të vizave për Kosovën
Pro këtij vendimi kanë votuar 48 deputetë, 7 ishin kundër ndërsa 2 kanë abstenuar.
Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme, që shkurt njihet edhe si LIBE, i Parlamentit Evropian, në pikën për Kosovën që ndërlidhet me procesin e liberalizimit të vizave, ka votuar me shumicë dërmuese PRO.
Ky është votimi i parë në vargun e votimeve që pritet të ndodhin në javët në vijm, e që do të çojnë deri te vendimi përfundimtar për heqjen e regjimit të vizave për qyetetarët e Kosovës.

Pas votimit në Komitetin LIBE, testi për liberalizimin e vizave duhet të votohet edhe në seancën plenare të Parlamentit Evropian.
Në fund, duhet të votojnë edhe ministrat e brendshëm të shteteve anëtare të BE-së, kur edhe përfundojnë procedurat e votimit dhe vendimi shpallet në Gazetën Zyrtare.
Sipas vendimit tashmë të dakorduar, qytetarët e Kosovës do gëzojnë lëvizjën e lirë pa viza, paralelisht me funksionalizimin e sistemit informativ evropian ETIAS, e në çdo rast, kjo do të ndodhë jo më vonë se më 1 janar të vtiti 2024.
Më shumë storie
Mark Rutte: KFOR vazhdon të luajë rol të rëndësishëm për sigurinë në Kosovë
Sekretari i përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, u prit në Shkup me nderime të larta shtetërore nga presidentja e Maqedonia...
Ka ndërruar jetë Agron Azemi nga Rahovica e Preshevës, president i Klubit motoristik “Plisat” në Zvicër
MK Veteranet e UÇK-së: Ne emër të MK Veteranet e UÇK-së , shprehim ngushëllimet më të sinqerta, pas ikjes nga...
Bordi i Paqes, Trump: Kosova e Shqipëria do të kontribuojnë me trupa paqeruajtëse
Presidenti amerikan Donald Trump gjatë fjalimit të tij në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Washington DC ka thënë...
Hagë: Ish-krerët e UÇK-së deklarojnë pafajësinë: Fajtor ishte regjimi serb
Në fjalët e tyre përfundimtare para Dhomave të Specializuara në Hagë, katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri...
Fjalimi historik kur Bill Clinton dha urdhërin për bombardimin e Serbisë
PA SHBA-TË, NATO-N DHE DHE UCK-NË KOSOVA SOT NUK DO ISHTE SHTET (kujtesë me rastin e 17 Shkurtit ,Ditës së...
Opinion: Agim Vinca, servil i Enver Hoxhës
Nga Eshref Ymeri Gjatë një periudhe 20-vjeçare (2004-2024), kam pasë botuar në intenet 15 ese, kushtuar Kadaresë. Këto ese i...

Average Rating