Komploti i V.Osmanit 2026 dhe ai i I. Mustafës 2020
Nga Skënder Sadri KAPITI

Patriotizmi dhe demokracia, a do i japin përsëri Kurtit të drejtën për të vazhduar qeverisjen?!
Kërkohet që intelektualët dhe elita akademike të solidarizohen dhe ta mbështesin fuqishëm Albin Kurtin dhe VETËVENDOSJEN në këtë periudhë të rëndë krize ku ka rënë Kosova si rezultat i një grushti politik opozitar në aleancë me korrupsionin , mediat e korruptuara,intelektualizmin mercenar dhe me ishPresidenten Osmani në krye të këtij puci.
LDK POLITIKISHT ËSHTË KALBUR DHE KA RËNË NË NJË BATAK DEPERSONALITETI, SERVILIZMI,KORRUPSIONI E TRADHËTIE
Për kujtesë publike dhe sidomos për kujtesë të antarëve të LDK-së.
Mos e harroni por kujtoni se si veproi para 6 vitesh Isa MUSTAFA ishKryetari i LDK-së i cili ishte në kualicion me LVV,por që për një kohë të shkurtër ndërmori një mocion që coi në rënien e qeverisë së kualicionit LVV -LDK, kur Isa Mustaf mercenari iu nënshtrua urdhërit korruptiv e politik të Hashim Thacit dhe të Grenellit për rrëzimin e qeverisë së sapo krijuar të ALBIN KURTIT.
Komploti LDK, PDK,AAK dhe NISMA kundër Kurtit u ndërmor sepse Kurtin ata e shikonin si armik të korrupsionit dhe si pengesën kryesore për realizimin e marrëveshjes antikombëtare për coptim apo shkëmbim territoresh.
Grushti institucional i PLAN me në krye Isa Mustafën ishte edhe një veprim i paprecedent pasi njerëzimin në atë vit e kërcënonte pandemia e Koronavirusit 19, dhe qeveria Kurti e kishte menagjuar mjaft mirë situatën e pandemisë me masat dhe disiplinën parandaluese shëmbullore.
Dhe sot kemi Vjosa Osmanin ishpresidenten e Kosovës në krye të komplotit politik kundër legjitimitetit dhe vullnetit të popullit në zgjedhjet e 28 Dhjetorit 2025 dhe kundër Kurtit me po ata aleatë që kishte edhe Isa Mustafa me opozitën , me oligarkët dhe mediat, dhe Vjosa e ndërmori këtë mision vetëm pse LVV nuk e rikandidoi për Presidente.
Pse komploti i Vjosës është më i rrezikshëm dhe më i dëmshëm se ai i Isa Mustafës?
Është sepse ky komplot ndodhi me qëllimin djallëzor vetë për të rrëzuar qeverinë Kurti; ndodhi nga ajo se opozita, mediat dhe oligarkët shikonin thellimin e luftës kundër korrupsionit nga ana e qeverisë Kurti. Komploti i Vjosës me kompani erdhi nga tradhëtia dhe inati, xhelozia, shprtëligësia dhe nga urrejtja e politikës dhe politikanëve shqiptare për suksesin e Kurtit dhe të qeverisë së tij në betejën për sigurinë e legjitimitetit e sovranitetit të Kosovës; për atë se Kurti shpartalloi bandat kriminale e terroriste serbe; shtriu sundimin e ligjit në tërë terrirorin e Kosovës; shkriu strukturat paralele e paramilitare serbe; ndaloi dinarin dhe mbylli bankat serbe në Kosovë; Kurti bëri të mundur dështimin e projektit antishqiptar të minishengenit; i imponoi politikën e reciprocitetit jo vetëm Serbisë por edhe atyre shteteve europiane që mbështesnin Serbinë. Kurti forcoi ushtrinë e Kosovës.
Prandaj populli do i japë besimin Kurtit që të vazhdojë qeverisjen edhe pas 7 Qershorit 2026

Average Rating