Për cilin do votonte në Kosovë qytetari shqiptar nga Shqipëria?!
Nga Skënder Sadri KAPITI

Shqiptari i vërtetë , patriot me shpirt e zemër atdhetarie nuk mund të rrijë indiferent nga zhvillimet në Dardani. Shqipëria politike duhet ta mbështesë shtetin e ri Dardan, dhe politika e Tiranës nuk duhet t’i shikojë zhvillimet atje me xhelozi dhe me “indiferentizëm” e aq më keq akoma nuk duhet që politika e Tiranës të sillet kundër interesave të Kosovës sic ka vepruar e vepron Kryeministri Edi Rama.
Më vjen mirë se shumë miq të mi dhe intelektualë të shumtë me të cilët takohem dhe shkëmbejme mendime, të gjithë më kanë dhënë të drejtë për mbështetjen time për Kurtin dhe madje më thonë se po të kishin të drejtë vote do shkonim dhe t’a votonim Albin Kurtin sepse e shohim se politika në Shqipëri nuk e don fitoren e Kurtit, as pozita dhe as opozita sepse Kurti thonë shumica e tyre është i ndershëm , i pakorruptuar dhe patriot.
Në Shqipëri opinioni qytetar jashtë mediave e televizioneve shprehet se nuk mund të jetë me Albin Kurtin qeveria Rama kur shumë ministra, zevendësministra e zëvëndëskryeministra sot janë arrestuar për korrupsion, si mund te jëtë dakord me Kurtin kryetari i Partisë Demokratike kur ai është non grata për korrupsion i shpallur nga SHBA e Britania.
Politika në Tiranë dhe ajo e opozitës në Kosovë janë gërryer nga korrupsioni, hajdutëria, padrejtësia,zullumi dhe nga pandjesia e papërgegjshmëria publike, dhe për opinionin publik ato janë keqbërësit më të mëdhenj publik.
Ato janë tejet të konsumuara dhe këto janë arësyet se përse ato janë kundër Albin Kurtit.Opozita në Kosovë nuk ka as program , as vizion dhe as alternaivë ndryshimi e zhvillimi përvec qëllimit të saj për të rimarrë pushtetin dhe për të mbrojtur dhe rritur paranë dhe pasuritë e fituara paligjshmërisht.
Politika pozitë-opozitë në Shqipëri dhe opozita në Kosovë janë në kundërshti të jashtëzakonshme me interesin kombëtar dhe me atë të përgjithshmë dhe prandaj janë sot bashkë kundër Kurtit. Populli vëzhgon dhe nuk gabon, dhe votën do ia besojë asaj politike interesi i cilës përputhet dhe është brënda interesit kombëtar.
Durrës, Skënder Sadri KAPITI 22 Maj 2026

Average Rating