Konstituohet Kuvendi i Kosovës pa nënkryetarin nga radha e PDK-së

Read Time:56 Second

Kuvendi i Kosovës është konstituuar pas zgjedhjes së nënkryetarëve nga radhët e LDK-së, komunitetit serb dhe komuniteteve joshumicë joserbe.

Pas përfundimit të votimeve, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka konstatuar se legjislatura e XI e Kuvendit të Kosovës konsiderohet e konstituuar.

“Me këtë rast konstatoj se Kuvendi i Republikës së Kosovës konsiderohet i konstituuar. Shihemi në seancën e radhës”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo ka thënë se, përkundër thirrjeve të sërishme që Partia Demokratike e Kosovës të marrë pjesë në seancë, deputetët e kësaj partie nuk ishin të pranishëm.

Haxhiu ka thënë se, bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, askush nuk mund ta mbajë të bllokuar procesin e konstituimit.

Në seancë, Kujtim Shala është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit me 75 vota për.

Nga komuniteti serb, Tanja Vujoviq është zgjedhur nënkryetare me 62 vota për, gjashtë kundër dhe tri abstenime.

Ndërsa nga komunitetet joshumicë joserbe, Emilija Rexhepi është zgjedhur nënkryetare me 70 vota për dhe shtatë abstenime.

Haxhiu ka bërë të ditur gjithashtu se deputetët do të njoftohen për formimin e grupeve parlamentare.

Me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve, Kuvendi ka përmbyllur seancën konstituive të legjislaturës së re.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Marsh në mbështetje të çlirimtarëve, tubimi i shpall të pafajshëm
Next post Kuvendi i Kosovës ka zgjedhë Qeverinë Kurti 4