Kosova në futboll, e ka mposhtur Izraelin, me rezultat 1-0
Sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova e ka mposhtur Izraelin, me rezultat 1-0, , ndeshje kjo në kuadër të kualifikueseve për Evropianin “Gjermania 2024”.
Përballja mes Dardanëve dhe izraelitëve, është luajtur në një terren të vështirë dhe në pranin e rreth 5 mijë tifozëve.
Dardanët bënë një ndeshje mjaft të mirë, ndonëse me disa mungesa të disa lojtarëve tonë për shkak të angazhimeve të tyre me klubet përkatëse.
Futbollistët tanë në pjesën e parë, kishin iniciative në terren, e kërkuan më shumë golin të cilin e gjetën përmes Milot Rashicës në minutën e 41-të, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Edhe në pjesëlojën e dytë, përfaqësuesja e Kosovës u shfaq disa herë e rrezikshme, duke krijuar disa raste të mira përmes Vedat Muriqit, Milot Rashicës dhe Krasniqit, por që në momentet vendimtare nuk u treguan të sakta në rastet e krijuara.
Edhe skuadra Izraelite me të gjitha forcat e saj kërkoi rrugën e golit, megjithatë, mbrojtja jonë assesi nuk u thye.
Përfundimisht Kosova mund Izraelin me rezultat 1-0, dhe kjo është fitorja e dytë e Kosovës në këtë cikël të garave.
Kosova tani ka dhjetë pikë në vendin e katërt, një me pak se Izraeli, kurse, Romania kryeson Grupin I me 16 pikë, një më shumë së Zvicra.
Kosova sfidën e radhës do ta luajë me 18 nëntor në Bazel kundër Zvicrës.
Më shumë storie
Gabuan votuesit në Kosovë: votuan një zgjidhje hibride mes korrupsionit dhe patriotizmit
Nga Skënder Sadri KAPITINë Shqipëri protestë për Shqipërinë etnike kurse në Kosovë nuk shkojnë në votim se përtojnë dhe s’mund...
Kosova votoi-KQZ shpall rezultatet: VV 42,92%, PDK 21,04%, LDK 17,62% dhe AAK 7,18%
Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur rezultat preliminare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura sot. Në konferencën për media, kryetari...
Nga Shqipëria urojmë që të fitojë përsëri Albin Kurti
Nga Skënder Sadri KAPITI Jo vetëm opozita dhe mediat në Kosovë por edhe e gjithë politika dhe mediat në Shqipëri...
PDK publikon listën, Hamza: Mbi 50% janë prurje të reja
Partia Demokratike e Kosovës e ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do...
AAK publikon listën e kandidatëve për deputetë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Në listë janë...
Publikohet lista e LDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Në krye të...

Average Rating