Kriza parlamentare në Kosovë ka emër, ai është Albin Kurti

Read Time:1 Minute, 43 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Te shqiptarët, pra por edhe sidomos edhe te partitë politike shqiptare atë se cfarë ato kanë të përbashkët është mitizimi i kryetarëve të partive politike, që do të thotë se manipulimi dhe fanatizmi kolektiv politik për kryetarin e mban antarësinë e partive politike grusht bashkuar rreth kryetarit edhe kur  kryetari i bën dëmin më të madh jo vetëm shtetit e shoqërisë por edhe vetë partisë së tij.

Partitë politike shqiptare janë kapur nga ligji i hekurt i servilëve të oligarkisë që nuk lejojnë mendimin dhe ndryshimin në parti.Kësaj gjëndjeje nuk i shpëton as Vetëvendosja, partia pronë e Albin Kurtit. Ai dhe cfarë thotë e vendos ai bën edhe partia e tij.

Liderët e tillë janë autokratë mbuluar me vello hipokrizie e patriotizmi fals , ata nuk njohin as tolerancë dhe as konsensus, por njohin vetëm kapricot dhe egoimin e tyre.

Sot Kosova ndodhet në krizë parlamentare  për faktin se nuk mundet që të zgjidhet kryetari i Kuvëndit. Albin Kurti me të vertetë është forcë e parë politike në Kosovë, mirëpo rezultati i zgjedhjeve nuk ia mundëson atij zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit.

 Dhe pavarësisht kësaj deliri, egoja dhe arroganca e Kurtit nuk e lejon atë që të arrijë në dakordësi me opozitën për zgjedhjen e kryeparlamentarit, gjë që plotësisht ia vë Albin Kurtit autorësinë e krizës parlamentare në këtë kohë kur Kosova ka aq shumë nevojë për stabilitet politik dhe për konsensus gjithpërfshirës.Kot mundohen që ta mbrojnë e shfajësonë Kurtin për këtë moria e mediave edhe e atyre qe duken te lira e te pavarura, ajo e disa intelektualeve dhe e analistëve mercenarë e servilë të Kosovës, dhe ajo mbeturina politike titisto-sllaviste e Kosovës.

Përse Kurti nuk propozoi 2 apo tre kandidatë për kryetarë parlamenti , por vetëm një, apo nuk ka tjetër vetëm Albulenën gjë që është mjerim i madh politik e intelektual për LVV-në, apo mos Kurti  ka frikë se të tjerët nuk do ishin ushtarë besnik të tij që të ishin zëdhënës të tij në drejtimin e parlamentit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post `Defender 25`, Osmani e Kurti: Kosova e gatshme për anëtarësim në NATO
Next post Ndeshja Shqipëri – Serbi është mbyllur me rezultat të barabartë 0-0