Kthimi i dënimit me vdekje në Rusi- mbyllje goje e opozitës

Read Time:2 Minute, 34 Second

Nga XHAVIT ÇITAKU

Shumica e fotove dhe videove të terroristëve të arrestuar pas aktit të tmerrshëm të terrorit në Moskë janë aq të neveritshme sa që shumë media në shtete të ndryshme nuk i publikuan. Në videot nga salla e gjyqit mund të shihen se si të dyshuarit u janë nënshtruar torturave të rënda.Ata janë të thyer e të fashitur.Më i riu ishte hipur në një karrocë pa ndjenja, ndërkaq tjetrit iu kishte prerë veshi, të cilin më pasataj ishin përpjekur që ta detzrojnë për të ngrënë atë. Numri i të vdekurve nga akti terrorist kundër bashkisë së qytetit Crocus në Moskë ka arritur shifrën mbi 140 persona.Numri i të vdekurëve mund të shënoj rritje për shkak se çatia e sallës së koncerteve u shemb dhe se edhe pjesëmarrës tjerë të këtij koncerti kanë pësuar lëmdime të rënda dhe jeta e tyre edhe më tej është në rrezik. Pas aktit terrorist, Rusia mori menjëherë një valë simpatie nga pjesa tjetër e botës. Fakti që njerëz të pafajshëm i nënshtrohen një akti terrorist në një koncert është e tmerrshme dhe duhet dënuar pa rezerva.

Një grup brenda IS ka marrë përgjegjësinë për aktin e shëmtuar dhe gjithashtu ky grup ka publikuar prova -video në kanalet e tyre. Mënyra e publikmit të pamjeve trishtuese të terroristëve nga veprimet, po ashtu, makabre të policëve rus,në mediat ruse, ndoshta duhet të shihen si një lloj përgjigjeje ndaj mënyrës se si ka vepruar vetë IS.Grupi është i njohur për pamjet e torturave dhe ekzekutimeve në mediat sociale.

Tortura mesjetare

Mirëpo duke i parë këto pamje të trishta, simpatia në botën e jashtme u shndërrua në tronditje nga imazhet se si terroristët e dyshuar u poshtëruan publikisht.Brutaliteti  i publikuar në media të sjell ndërmend torturat mesjetare. Vetëm një shtet plotësisht i mpirë dhe pa asnjë kufi ligjor apo moral do të vepronte kështu.Katër terroristë të dyshuar tani janë arrestuar dhe disa bashkëpunëtorë të mundshëm. Përfaqësuesit rus janë përpjekur pa prova të fajësojë Ukrainën se është e përzier në këtë akt çnjerëzor. Përfaqësues të autorizuar medeomos duhet ta ndjekin modelin e propagandës së zakonshme ruse së cilës i mungon çdo besueshmëri. Ndoshta nuk është një supozim i largët që të dyshuarit tani do të vazhdojnë të torturohen për të marrë “prova” kundër Ukrainës.Rusia e sotme është një mbretërim terrori.

Çdo rus që kundrshton Putinin rrezikon të vritët

Kushdo që e kundërshton Putinin rrezikon të vritet në një kamp burgu, si Alexei Navalny, ose si shumë opozitar e kundërshtarë të tjerë që kanë ”rënë” nga dritarja. Tani, ç’është edhe më keq, në këtë shtet jodemokratik, autoritet qeveritare po diskutojnë edhe rikthimin e dënimit me vdekje.Në atë rast, padyshim, pritet që ai të përdoret jo vetëm kundër terroristëve të vërtetë, por edhe për t’i mbyllur gojën opozitës. Edhe vënia në dyshim e luftës mund të barazohet me terrorizëm.Dhe në këtë kontekst duhet kuptuar torturat që po shohim tani. Kjo dhunë shtetërore e publike dhe e pakufishme po e identifikon qartë  formën e pastër të pushtetit autoritar në Rusinë fashistepara botës mbarë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Vlora Çitaku, Kurtit: SHBA-ja s’na sheh as neve me sytë e tu
Next post Albin Kurti: Adresa e akuzave për krimet në Kosovë është Beogradi