Kush fitojnë me Kualicionin “Bashkë Fitojmë”?!

Read Time:2 Minute, 55 Second

Epoka PD-Basha po vjen, ajo e “Trekëndëshit të Bermudës” do shkojë

Nga Skënder KAPITI

Kush  fitojnë me Kualicionin  “Bashkë Fitojmë”?!

Edhe me 14 Maj 2013 ata që do “fitojnë bashkë” janë këta të tre, Trekëndëshi BRM(Berisha-Meta-Rama). Por kjo do jetë fitorja e fundit te tyre, pas së cilës shpejt do u vijë fundi, ashtu sikurse në vitin 1992 kur  i erdhi fundi diktaturës komuniste. 

Pas 14 Majit do i vijë fundi edhe Diktaturës së korrupsionit të tranzicionit që zëvëndësoi ishkomunizmin.Me mbështetjen e SHBA-ve, Partia Demokratike shëmbi diktaturën komuniste, por edhe tani po me mbështetjen e SHBA-ve, po Partia Demokratike euroatlantike me reformatorin Lulzim Basha dhe me Elitën e re politike të saj do cmontojë diktaturën e korrupsionit.

Misioni i  Bashës dhe PD -së istitucionale është penguar, rrugëtimit të tij i janë bërë  kurthe  dhe pengesa por ai mision nuk ështe këputur dhe as nderprerë. Ai do bëhet dhe do lëvizë fuqishëm  pas 14 Majit sepse përshpejtimin dhe triumfin e tij e kërkojnë koha, e ardhmja,  demokracia, zhvillimi, lufta kundër korrupsionit, integrimi , ligji dhe drejtësia, pasi është edhe tjetra, ajo se Basha dhe PD kanë mbështetjen e SHBA-ve dhe të perendimit. Këtë e deklaroi në Tiranë edhe  Zv/Ndihmës Sekretari Escobar:

Po, thënë kjo, unë mendoj se Shqipëria ka një të ardhme vërtet të jashtëzakonshme dhe duhet të fokusohet tek e ardhmja. Dhe ka shumë njerëz që do të donin ta tërhiqnin atë në të shkuarën dhe unë nuk mendoj se ky është një vend ku Shqipëria dëshiron të shkojë”.

Dhe a nuk janë ata që duan ta mbajnë e ta tërheqin Shqipërinë nga e shkuara Trekëndëshi i Bermudës, krimi, tradhtia,hajnija dhe korrupsioni i politikës së vjetër.

FOLTORE-LSI,  kualicioni që ka lëshuar parullën populiste “Bashkë Fitojmë” janë ata të cilët fituan në kualicionin e viteve 2009-2013, por që humbën aq shumë e aq thellë demokratët ,shqiptarët dhe Partia Demokratike.

Është po përsëri ai kualicion që e forcoi dhe e rriti Partinë Socialiste të Ilir Metës në dëm të demokratëve, e që po përsëri tani ky kualicion i shërben po LSI- së dhe që dëmton demokratët dhe Partinë Demokratike.

Ta zëmë se nëse fiton ky kualicion, atëhere do të rifitojnë po ata të cilët populli i ndëshkoi ashpër në vitin 2013, gjë që nuk është e mundur që të riciklohen humbësit dhe të korruptuarit.  Do fitonin ata të cilët u ndëshkuan ashpër në zgjedhjet e vitit 2013 dhe ata prej të cilëve  Partia Demokratike është në këtë gjëndje sot. Nëse do fitojnë  FOLTORE-LSI atëhere do fitojnë kualicioni i korrupsionit dhe i “non grata”-ve. FOLTORE-LSI, nëse ato fitojnë kjo fitore është e barazvlefshma  me fitoren e rilindjes socialiste, sepse në të dy rastet fiton korrupsioni, hajnija, tradhtia, pabesia dhe të këqijat demokratike, publike e kombetare, fiton   “Trekëndëshi i Bermudës” Pra në këto zgjedhje kushdo që të fitojë nga të politikës së vjetër, ata që do humbasin  por perkohësisht janë  demokratët, populli dhe demokracia.

Si ka mundësi që këta zullumqarë  nuk pendohen  e t’i kërkojnë falje publikut dhe shqiptarëve, të tërhiqen e t’u hapin rrugë të tjerëve dhe të resë  dhe  minimalisht do duhej ata që të  vetëlargoheshin.Demokracia, vendimmarrja popullore e zgjedhjeve dhe Ligji duhet detyrimisht që këta zullumqarë t’i ndëshkojë dhe dëbojë nga pushteti e politika, në mënyrë që të vijë ndryshimi e përmirësimi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Ambasadori gjerman: Jam plotësisht dakord me Kurtin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit
Next post <strong>Avantazhet që e favorizojnë fitoren e kandidatit demokrat Igli Cara si kryebashkiak në Durrës</strong>