Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të hënën, në ora 13:00, do të mbahet mbledhja e Kryesisë
Në një njoftim të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun bëhet e ditur se ky takim, ku janë thirrur katër nënkryetarët e zgjedhur të parlamentit, do të mbahet në orën 13:00.
“Pikë e rendit të ditës së kësaj mbledhjeje është ‘Takim konsultativ’”, thuhet në njoftimin e dërguar nga Zyra për Media e Kuvendit.
Partia Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në takimin e Kryesisë së Kuvendit të hënën, me arsyetimin se nuk është konstituuar ende Kuvendi, sepse nuk është zgjedhur Kryesia në përbërjen e plotë kushtetuese.
Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës thekson se Kuvendi i Republikës së Kosovës ende nuk është konstituuar. Sipas këtij subjekti politik, Kushtetuta e Republikës, Rregullorja e Kuvendit dhe aktgjykimet përkatëse të Gjykatës Kushtetuese janë të qarta dhe pa ekuivok sa i përket procedurave dhe kushteve të konstituimit të tij.
Kurse Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, ka thënë se duhet të niset puna me kryetarin dhe nënkryetarët e zgjedhur të Kuvendit – pavarësisht se nuk është zgjedhur një nga komuniteti serb – ose të shkohet në zgjedhje.
Ajo ka theksuar se është e papranueshme që institucionet të mbesin peng i Listës Serbe.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, të shtunën e ka shpallur të mbyllur seancën konstituive, pavarësisht se Kuvendi ka dështuar ta zgjedhë një nënkryetar nga pakica serbe të shtunën.
Asnjëri prej deputetëve që u votua nuk ka marrë shumicën e mjaftueshme dhe rrjedhimisht Kuvendi nuk ka nënkryetarin nga ky komunitet.
Më shumë storie
Sot është shënuar përvjetori i sulmit të dytë të forcave serbe kundër familjes Jashari
Sot është shënuar përvjetori i sulmit të dytë të forcave serbe kundër familjes Jashari, i cili kishte ndodhur më 22...
Nga takimi Kosovë–Serbi funksionalizohet Komisioni i përbashkët për Personat e Pagjetur
Sot u mbajt takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialog. Ketij...
Ambasada amerikane përkujton viktimat e masakrës së Reçakut
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë të ditur se, sot, ushtruesi i detyrës së zëvendësshefit...
Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në SHBA
Në kuadër të vizitës zyrtare në shtetin e Ajovës, Bashkim Jashari, komandanti i FSK-së, vizitoi bazën e aviacionit të Gardës...
Daniel Server: `Bota serbe` është një version i modernizuar i `Serbisë së Madhe`
Profesori amerikan dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Server, ka thënë se `bota serbe` është një version i modernizuar i `Serbisë...
Albin Kurti: Formimi i qeverisë së re menjëherë pas certifikimit të rezultateve
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se formimi i qeverisë së re do të...

Average Rating