
Lajçak ia kujton Vuçiqit: Të gjitha marrëveshjet e Dialogut duhet të zbatohen
Ka përfunduar takimi në Beograd mes emisarëve Miroslav Lajçak nga BE-ja dhe Gabriel Escobar nga SHBA-ja me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Përfaqësuesi i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se në këtë takim ia ka përcjellë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mesazhin për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të dialogut.
Përmes një postimi në Twetter, Lajçak ka bërë të ditur se në këtë takim ka kërkuar edhe zbatimin e Marrëveshjes së vitit 2011 për Lirinë e Lëvizjes.
“Pati një diskutim të vështirë, por të përgjegjshëm me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Me këtë rast i përcolla mesazhet dhe theksova se të gjitha marrëveshjet e Dialogut duhet të zbatohen, përfshirë edhe Marrëveshjen e vitit 2011 për Lirinë e Lëvizjes. Ne do të vazhdojmë bisedimet tona më vonë sonte”, ka shkruar Lajçak.
Fillimisht takimi u zhvillua mes Lajçak e Vuçiq kurse më vonë takimit iu bashkua edhe emisari amerikan, Gabriel Escobar.

Më shumë storie
Ambasador Abdi Baleta – Një jetë në shërbim të kombit shqiptar
Nga: Ramiz TAFILAJ (i dekoruar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Arritje Jetësore) Sot u nda nga...
Veprimtaria dhe krijimtaria e Sherif SHERIFIT, nga Qarri i Bujanocit
Sherif Haki SHERIFI, u lind më 19 shtator 1952 në fshatin Qarr të Bujanocit, hapat e parë të dijes i...
Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës publikoi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese
Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, ka publikuar aktgjykimin e plotë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së “Vendimit të Kuvendit për...
Serbia paraburgos një muaj ish-policin nga kosova
Ish-zyrtarit policor të Njësisë Speciale Operative, Arbnor Spahiut i cili u ndalua në Serbi, i është caktuar masa e paraburgimit...
Vlerësime dhe refleksione rreth librit të Prof.dr. Eshref Ymerit “Rezonanca magnetike” për Rusinë dhe rusët”
Akademik Prof.dr. Beqir Meta Profesor Eshref Ymeri na sjell një botim të ri jashtëzakonisht interesant për botën shqiptare, i cili...
`Defender 25`, Osmani e Kurti: Kosova e gatshme për anëtarësim në NATO
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kanë vizituar nga afër ushtarët e FSK-së dhe...
Average Rating