Lëvizja Vetëvendosje kërkon nga PZAP anulim të votave me postë dhe rivotim

Read Time:2 Minute, 26 Second

Vetëvendosje përmes një ankese drejtuar Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), ka kërkuar që të anulohet votimi me postë për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe ky proces të përsëritet.

Vetëvendosje pretendon se votat me postë janë manipuluar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Më 5 mars 2025, ditën e përmbylljes së procesit të numërimit dhe rinumërimit të fletëvotimeve, komisionerë dhe vëzhgues të Lëvizjes VETËVENDOSJE!,kanë identifikuar se në vazhdimësi gjatë këtij procesi në Qendrën e Numërimit në Prishtinë, janë identifikuar parregullsi të shumta që provojnë qartazi se procesi i regjistrimit dhe i votimit përmes postës, respektivisht i plotësimit të fletëvotimeve, përveçse ka qenë në kundërshtim me dispozitat përkatëse kushtetuese dhe ligjore për zgjedhjet, gjithashtu ka vënë në pah mungesën e veprimit dhe shprehjes së vullnetit individual të votuesit”, thuhet në ankesën e LVV-së paraqitur në PZAP.

Sipas këtij subjekti politik, neni 45 i Kushtetutës dhe neni 6 i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme përcaktojnë shprehimisht dhe qartë se vota është personale, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë.

“Në këtë kuptim, gjatë procesit të numërimit të fletëvotimeve në QNR të dërguara më postë, kanë dalë në pah elemente të shumta që dëshmojnë qartazi për mosrespektim të dispozitave ligjore dhe kushtetuese të votimit. Përgjatë numërimit të secilës kuti në të cilat janë grumbulluar dhe ndarë fletëvotimet dërguara përmes postës, janë identifikuar elemente të shumta që provojnë qartazi parregullsitë e evidentuara mbi mënyrën e plotësimit të fletëvotimeve, numrat kandidatëve të shënjuar në mënyrë të përqendruar, formën e fletëvotimeve, formën shënjimit të fletëvotimeve e të cilat më shumë i ngjasojnë votimit kolektiv, të personave të tjerë në emër të votuesve se sa votimit individual”, thuhet tutje në ankesë.

Rrjedhimisht, sipas LVV-së, përmes procesit të tillë, është cenuar dhe minuar rëndë integriteti i procesit të votimit, i cili bie ndesh me dispozitat kushtetuese dhe ligjore, por edhe me Kodin e Praktikës së mirë në çështjet zgjedhore të Komisionit të Venecias.

“Numërimi i këtyre fletëvotimeve në QNR ka shpalosur se fletëvotimet e dërguara përmes postës janë plotësuar në mënyrë të organizuar, duke cenuar kësisoj parimin e votimit individual dhe të fshehtë”, thuhet tutje në ankesën e Vetëvendosjes të dorëzuar në PZAP.

Sipas Vetëvendosjes, duke e ditur që në secilin fletëvotim të ardhur me postë ka pasur manipulime të tilla, është dëmtuar integriteti zgjedhor, është cenuar e drejta e votimit siç përcaktohet në Kushtetutë dhe Ligj.

“Prandaj në bazë të nenit 120 të LZP-së, paragrafi1 nënparagrafi 1.2, ndërlidhur me nenet 101 dhe 106 të LZP-së, kërkojmë nga PZAP që të anulojë rezultatet e votimit me postë dhe njëkohësisht ta urdhërojë KQZ-në që të përsërisë votimin”, thuhet në fund të ankesës së LVV-së.

Do theksuar se në votimin me postë, LVV-ja doli e para me 51.57 për qind, LDK e dyta me 30.55 për qind, PDK e treta me 9.48 për qind dhe koalicioni AAK-Nisma me 3.23 për qind.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Linz: Shkëlqen Laura Fazliu, rrëmben medaljen e bronztë
Next post Marco Rubio: Veprimet e Dodikut kërcënojnë stabilitetin e Bosnjës