Liderët e opozitës kosovare takuan emisarin amerikan Gabriel Escobar

Read Time:1 Minute, 41 Second

Liderët e partive opozitare kosovare në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, kanë takuar emisarin amerikan, Gabriel Escobar. Në takim kanë marrë pjesë kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së dhe Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë pas takimit me të dërguarin e  SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar se komunikimi me aleatët strategjikë, është jo vetëm i mirëseardhur dhe i frytshëm, por edhe i domosdoshëm për t’i avancuar interesat e Kosovës.

“Nisur nga ky qëllim, sonte, në rezidencën e ambasadorit Hovenier zhvilluam një darkë pune me të dërguarin e  SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Bashkë shkëmbyem qëndrimet për zhvillimet aktuale politike në vend dhe vizionin për një të ardhme më prosperuese për popullin dhe shtetin tonë”, ka shkruar Krasniqi në’Facebook’.

Ai tha se Kosova, çdo fitore dhe çdo sukses në rrugën e çlirimit, pavarësisë dhe shtetndërtimit e ka arritur me SHBA-të, prandaj, sipas liderit të PDK-së, partneriteti Kosovës me SHBA-të është i pa alternativë edhe në rrugën e së ardhmes drejt integrimit euro-atlantik.

https://www.facebook.com/memli.krasniqi

Haradinaj: Kjo vizitë po vjen në një moment të rëndësishëm për Kosovën

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK, tha se kjo vizitë po vjen në një moment të rëndësishëm për Kosovën dhe rajonin.

“Shfrytëzova rastin të falënderoj z. Escobar për angazhimin e tij përgjatë gjithë kohës në forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me ShBA-të, njëkohësisht në angazhimin e tij në procesin e dialogut”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

Haradinaj ka njoftuar se ka kërkuar nga Escobar të ngritet niveli i marrëdhënieve biletarale Kosovë-ShBA.

“Ka progres, por theksova se është shumë e nevojshme që agjenda e shtetit të Kosovës të shtyhet përpara me përgjegjësi të lartë shtetërore dhe institucionale drejt anëtarësimit në NATO si dhe qeveria të jetë në bashkëpunim të plotë me aleatin tonë strategjik dhe të përjetshëm, ShBA-të”, tha ai.

https://www.facebook.com/RamushHaradinaj

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Gabriel Escobar për vendimin e Qeverisë për Manastirin: I vështirë por i domosdoshëm
Next post Media zvicerane: Kurti në prag të fitores së bastit të tij për kontrollin e veriut