Liga e Kombeve: Kosova mposht Qipron, me rezultat 0-4
Përfaqësuesja e Kosovës pas humbjes nga Rumania, ka shkëlqyer në duel me Qipron.

Dardanët mposhtën në udhëtim Qipron, me rezultat 0-4, të hënën mbrëma në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kombeve.
Futbollistët e Kosovës, gjatë terë duelit ishin më të mirë se qipriotët duke dominuar në terren dhe duke e dërguar katër herë topin në rrjetë.
Asi i Kosovës, Vedat Muriqi shënoi dygolësh në minutën e 9-të dhe 21-të, rezultat më të cilin edhe u mbyll pjesëloja e parë.
Të besuarit e Franco Foda-s edhe në fraksionin e dytë të ndeshjes ishin dukshëm skuadër më e mirë në terren se sa qipriotit, duke u shfaqur skuadër më e rrezikshme dhe duke realizuar edhe dy gola.
Fillimisht i sapofuturi në lojë Albion Rrahmani në minutën e 48-të ngriti avantazhin e Kosovës në 0-3, derisa goditjen e fundit skuadrës qipriote ua dha Lumbardh Dellova në minutën e 55-të.
Përfundimisht Kosova bëri paraqitje mjaft të mirë në duel me Qipro duke arritur fitoren e parë në këtë edicion të garave në Ligën e Kombeve.
Më shumë storie
Nga Shqipëria urojmë që të fitojë përsëri Albin Kurti
Nga Skënder Sadri KAPITI Jo vetëm opozita dhe mediat në Kosovë por edhe e gjithë politika dhe mediat në Shqipëri...
PDK publikon listën, Hamza: Mbi 50% janë prurje të reja
Partia Demokratike e Kosovës e ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do...
AAK publikon listën e kandidatëve për deputetë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Në listë janë...
Publikohet lista e LDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Në krye të...
SHBA: Rezolutë në Kongresin amerikan për mbështetjen e Kosovës drejt NATO-s
Kongresmeni Keith Self, së bashku me kongresmenët Ritchie Torres dhe Mike Lawler, kanë paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve një rezolutë...
Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen me 7 qershor
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin do të mbahen...

Average Rating