Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane: Cështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës është pjesë esenciale e kauzës kombëtare shqiptare

Read Time:3 Minute, 11 Second

Të nderuar miq, 

Shqiptarët etnikë në Luginën e Preshevës vazhdojnë të jenë pakica më e diskriminuar në Ballkan. Të jetosh në Preshevë, Bujanoc, apo Medvegjë, për shqiptarët është të ballafaqohesh me të gjitha format e diskriminimit etnik nga ana e Beogradit.  Gjerësa Serbia insiston të sigurojë të drejta e privilegje të shumta për pakicën serbe në Kosovë, ajo vazhdon diskriminimin kundër popullatës shqiptare në Luginë të Preshevës dhe heshturazi po spastron etnikisht këtë rajon.  Pasivizimi i adresave është bërë mënyrë e veprimit për të spastruar etnikisht shqiptarët.  Beogradi vazhdon të veprojë edhe në kundërshim me ligjet dhe kushtetutën e vet për të pamundësuar ushtrimin e të drejtave kombëtare e politike nga shqiptarët e Luginës së Preshvës. 

Të dielen më 17 tetor, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane mirëpriti në një darkë pune një delegacion të liderëve shqiptarë nga Lugina e Preshevës, të cilën kishin ardhur në Washington, DC e New York për të vazhduar misionin e tyre historik për të sjellë keqtrajtimin e tyre nga ana e Beogradit në vemëndjen e politikbërësëve amerikanë. Delegacioni përbëhej nga Shaip Kamberi, deputet i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Nagip Arifi, Kryetar i Bujanocit, Ragmi Mustafi, Kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar, dhe Ragmi Mustafa, ish-Kryetar i Preshevës. Udhëtimi i tyre në SHBA u përkrahë nga Qeveria e Kosovës, dhe Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane ndihmoi në aranzhimit e disa prej takimeve, si dhe kërkoi nga anëtari ekzekutiv i bordit e kolegu ynë Dr. Faton Bislimi të shoqëronte delegacionin në fjalë. Nga 14 deri më 20 tetor, delegacioni pati një sër takimesh shumë të rëndësishme e të frytëshme me Anëtarë të Kongresit, zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, dhe akademikë. 

Fillimisht delegacioni u mirëpritë nga Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari Special i SHBA-vë për procesin e Dialogut Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, i cili u njoftua në detaje për situatën e rënduar dhe mungesën e të drejtave të njeriut me të cilat shqiptarët etnikë në Luginë të Preshevës ballafaqohen cdo ditë.  Delegacioni u pritë ngrohtësisht në Jersey City edhe nga Rudy Rodas, Drejtor Shtetëror në Zyrën e Senatorit Bob Menendez, Kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme në Senatin e SHBA-ve.  Në këtë takim ku nikoqir ishte Rodas në bashkëbisedim u kycën edhe Jason Bruder, Zyrtar i Lartë Profesional, dhe Daniel Gottfried, Analist Legjislativ dhe Politik. Senatori Menendez mbetet lideri më i fuqishëm i politikës së jashtme në Kongresin e SHBA-ve. Ai është i përcaktuar për të ndihmuar në zgjidhjen e konfliktit Kosovë-Serbi dhe për t’u siguruar se shqiptarët e Luginës se Preshevës marrin trajtimin fer e reciprok me atë të serbëve në Kosovë. 

Disa nga takimet tjera me rëndësi përfshijnë mirëpritjet dhe diskutimet e delegacionit me zyrtarët e Kongresistëve Ritchie Torres dhe Rim Himes, bashkëkryesues të Grupit Kongresional për Cështje Shqiptare. Delegacioni po ashtu zhvilloi një takim të frytshëm edhe me Profesorin Danie Serwer nga Shkolla për Studime të Avancuara Ndërkombëtare e Johns Hopkins University si dhe me udhëheqjen e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, Vatra. 

Cështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës është pjesë esenciale e kauzës kombëtare shqiptare, dhe celësi për të zgjidhur këtë cështje gjendet në marrjen e një roli udhëheqës nga SHBA-të në zgjidhjen e konfliktit Kosovë-Serbi. Sic ka deklaruar edhe Shirley Cloyes DioGuardi në takim me zyrtarët e Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit të SHBA-ve, “që kur SHBA-të morën rol dytësor pas BE-së në Ballkanin Perëndimor nuk është arritur progres domethënës. Kjo është arsyeja pse është kaq i rëndësishëm roli udhëheqës i Senatorit Menendez.”

Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane do të vazhdojë të punojë me liderët shqiptarë në Luginën e Preshevës si dhe me Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit për të sjellë paqe dhe prosperitet në këtë rajon. 

Gjithë të mirat,
 
Shirley Cloyes DioGuardi                       Joe DioGuardi
Këshilltare për Cështje të Ballkanit         President

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Escobar: Detajet e planit franko-gjerman do të publikohen së shpejti
Next post SHBA i kërkon Kosovës që të zgjasë afatin për vendimin për targat