Mark Rutte: Dialogu nuk ecën përpara ashtu siç ne do të donim
Ministrat e mbrojtjes të shteteve anëtare të NATO-s gjatë takimit dyditor do shqyrtojnë edhe rrethanat në rajon, me fokus të veçantë në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, para nisjes së takimit ka konfirmuar se ka shqetësim në mesin e shteteve aleate për situatën e brishtë në rajon, për shkak të Bosnjës dhe progresit të pamjaftueshëm në dialogun mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.
“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për tensionet në Ballkanin Perëndimor. Për faktin se dialogu mes Beogradit dhe Pirhstinës nuk po ecën përpara ashtu siç ne do të donim. Ne e mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Sigurisht gjithashtu jemi të shqetësuar për tensionet secesioniste që ende përpiqen të shkaktojnë ndarje brenda shoqërisë së Bosnje-Hercegovinës. Të gjitha këto do jenë padyshim në agjendën tone sepse dëshirojmë të bëjmë gjithçka në mesazhet tona dhe mbështetjen tonë konkrete dhe për të mbështetur Ballkanin Perëndimor”, tha Mark Rutte- sekretar i përgjithshëm i NATO-s.
Tema e Ballkanit Perëndimor do jetë në agjendë në ditën e dytë të takimit ministror, përkatësisht të premten më 18 tetor. Dita e parë do i kushtohet Ukrainës me ç’rast ne takim do merr pjesë presidenti i këtij shteti Volodimr Zelenski.
Është ky takimi i parë ministror në nivel të NATO-s të cilin do e kryeson sekretari i ri i përgjithshëm, Mark Rutte, i cili morri detyrën në ditën e parë të këtij muaji.
Më shumë storie
Odiseja e gjuhës poshtëruese të Agim Vincës
Eshref Ymeri Më 06 mars, në njërin nga portalet dardane, ishte botuar artikulli “Vinca: kryqëzata e kalorësit kallp”.Edhe në këtë...
Komisioni Evropian konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës. Kjo u bë e ditur gjatë debatit...
Mark Rutte: KFOR vazhdon të luajë rol të rëndësishëm për sigurinë në Kosovë
Sekretari i përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, u prit në Shkup me nderime të larta shtetërore nga presidentja e Maqedonia...
Ka ndërruar jetë Agron Azemi nga Rahovica e Preshevës, president i Klubit motoristik “Plisat” në Zvicër
MK Veteranet e UÇK-së: Ne emër të MK Veteranet e UÇK-së , shprehim ngushëllimet më të sinqerta, pas ikjes nga...
Bordi i Paqes, Trump: Kosova e Shqipëria do të kontribuojnë me trupa paqeruajtëse
Presidenti amerikan Donald Trump gjatë fjalimit të tij në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Washington DC ka thënë...
Hagë: Ish-krerët e UÇK-së deklarojnë pafajësinë: Fajtor ishte regjimi serb
Në fjalët e tyre përfundimtare para Dhomave të Specializuara në Hagë, katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri...

Average Rating