Më 10 Tetor, Turqia merr komandën e KFOR-it
Më 10 Tetor të këtij viti Turqia do të marrë komandën e Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, në një kohë kur tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë të larta pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Komunës së Zveçanit.
Stafeta do të dorëzohet nga gjenerali italian Ristuchia. Ndërkaq gjeneralmajori i ushtrisë turke Ozkan Ulutas mbërriti në Kosovë për të marrë komandën e misionit, i cili përfshin edhe një force ushtarake turke prej rreth 600 trupash.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogani mund të vizitojë Beogradin e Prishtinën si pjesë e një turneu në rajon në muajt e ardhshëm. Raporti personal i Erdogan-it me Vuçiq-in dhe Osmanin mund të parandalojë pershkallëzimin e situatës mes dy shteteve.
Turqia, planifikon t’i kërkojë Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet që mund të dëmtojnë përpjekjet disa vjeçare të komunitetit ndërkombëtar për të normalizuar marrëdhëniet midis dy vendeve. NATO ka vendosur se fundmi të shtojë edhe 700 ushtarë në përbërje të trupave të KFOR-it prej rreth 4500 ushtarësh aktualisht.
Më shumë storie
Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?
Pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në Kosovë u rikthye...
Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës
Ceremonia e inaugurimit të presidentes së re është zhvilluar para objektit të Kuvendit të Kosovës, ku ushtruesja e deritanishme e...
Edi Rama uron Shiroka-Pulën: Mbarësi e suksese për ju dhe Kosovën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar akademiken Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës. Përmes një postimi...
Bajram Begaj uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente e Kosovës
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës. Përmes një postimi në...
Bedri Hamza: Me presidenten e re, të vazhdojmë betejën për drejtësi në Hagë
Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se zgjedhja e presidentes së re të Kosovës dhe miratimi...
Kuvendi i Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, voton ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
Kuvendi i Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, sot ka votuar ndryshimet e Projektligjit nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin...

Average Rating