Sulmi i Hamas-it në Izrael: Shkon numri në 100 të vdekur, me qindra të lënduar
Të paktën 100 persona në Izrael janë konfirmuar të vrarë nga sulmi i paprecedentë që ka kryer grupi militantë Hamas në territorin izraelit, derisa me qindra të tjerë janë duke u trajtuar në spitale, thanë shërbimet e urgjencës. Ndërsa zyrtarë nga Rripi i Gazës kanë deklaruar se 200 njerëz janë vrarë në sulmet hakmarrëse izraelite atje.
Izraeli dhe Hamasi janë sërish në konflikt pasi grupi militant palestinez nisi një operacion të madh ajror dhe tokësor këtë mëngjes nga Rripi i Gazës. Mbi 2,000 raketa u hodhën nga Gaza në drejtim të Izraelit, sipas ushtrisë izraelite, dhe persona të armatosur të Hamasit depërtuan në shumë qytete dhe fshatra izraelite në periferi. Izraeli është kundërpërgjigjur me sulme ajrore në Rripin e Gazës. Numri i të vdekurve në Izrael është të paktën 100, me rreth 1000 të plagosur, kanë thënë shërbimet e urgjencës të Izraelit. E numri i të vdekurve palestinezë në Rripin e Gazës është rritur në 198 me afër 2 mijë të plagosur, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.
Më shumë storie
Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?
Pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në Kosovë u rikthye...
Shqiptarët e Teksasit protestuan në Austin në mbështetje të UÇK-së
SHqiptarët e Teksasit zhvilluan një protestë para Kapitolit të shtetit në Austin, kundër verdiktit të Dhomave të Specializuara në Hagë...
Nju Jork, Glauk Konjufca: Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi
Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, mori pjesë në Gala Mbrëmjen e dytë...
OKB: Kurti kërkon strategji shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së
Promovimi dhe forcimi i interesave kyçe shtetërore të Kosovës në arenën ndërkombëtare merr vëmendjen kryesore në Nju-Jork. Prania e delegacionit...
Austri: Protestohet në Vjenë kundër dënimit të katërshes së UÇK-së
Bashkatdhetarë të shumtë janë mbledhur sot në Vjenë të Austrisë, ku kanë protestuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë...
Luka Mishetiq: Do apelojmë vendimin, Thaçi mohon çfarëdo përfshirje në vrasje
Avokati i Thaçit, Luka Mishetiç, ka bërë të ditur se mbrojtja e Hashim Thaçit do ta apelojë aktgjykimin e djeshëm...

Average Rating