Më 24 tetor në Bruksel nis raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi
Emisari evropian për dialog, Miroslav Lajçak, do të organizojë një takim të kryenegociatorëve javën tjetër, merret vesh nga burimet mirë të informuara në BE.

Takimi i planifikuar me kryenegociatorin Kosovar Besnik Bislimi si dhe homologun e tij nga Beogradi, Petar Petkoviq, është paraparë të mbahet më 24 tetor.
Gjithnjë sipas burimeve të BE-së, qëllimi i takimit është të diskutohen mënyrat se si të ecet përpara në procesin e dialogut, me theks të veçantë në domosdoshmërinë e implementimin të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.
Ndonëse ftesa është dërguar tek palët, dhe ato duket se e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takim më Lajçak, takimi i përbashkët Bislimi-Petkoviq mbetet i pasigurt.
Një takim i ngjashëm herën e fundit është mbajtur më 17 shtator në Bruksel, kur kryenegciatorët erdhën në kryeqendrën evropiane, zhvilluan biseda me emisarin e BE-së për dialog, por megjithatë nuk u takuan bashkë.
Më shumë storie
“Botërori 2026″, Kosova mëson kundërshtarët nëse kualifikohet
Në Uashington është tërhequr shorti për Kampionatin Botëror “FIFA world Cup 2026”, short i cili u transmetua drejtpërdrejt në Radiotelevizionin...
Perandoria sovjetike e haremeve shtetërore
Në youtube-kanalin “Архивы СССР” (Arkivat e BRSS) ka pasë qenë botuar informacioni me titull: ”Haremet e NKVD: ja se si...
Wesley Clark: Gabimet e tjerëve nuk duhet t’i atribuohen Hashim Thaçit
Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate për Evropën, Wesley Clark, është ulur këtë të hënë në karrigen e dëshmitarit të mbrojtjes...
Protestë në Strasburg më 16 nëntor kundër procesit në Hagë
"Këshilli Koordinues i Shoqatave të dala nga Lëvizja dhe Lufta Çlirimtare e Popullit Shqiptar" ka njoftuar se më 16 nëntor...
Grand Prix 2025: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix Zagreb 2025 në kategorinë deri 52 kilogramë. Xhudistja kosovare ka dominuar të...
Christopher Hill për Thaçin: Kisha përshtypje se ishte i besueshëm, por jo vendimmarrës
Ka përfunduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale ish-diplomati amerikan, Christopher Hill. Hill tha për Hashim Thaçin se kishte përshtypjen...

Average Rating