Mediat ndërkombëtare raportojnë për situatën në veri
Mediat e mëdha ndërkombëtare janë duke raportuar për tensionimin e situatës në veri të vendit.
Agjencia e madhe e lajmeve Reuters shkruan se pakica serbe në veri të Kosovës, braktisën të shtunën vendet e tyre të punës në institucionet shtetërore, duke përfshirë qeverinë, policinë dhe gjykatat, për të protestuar ndaj urdhrit të Prishtinës zyrtare që ata të fillojnë përdorimin e targave të makinave të Kosovës.

“Grindja e gjatë për targa ka ndezur tensione midis Serbisë dhe ish krahinës së saj të Kosovës, e cila fitoi pavarësinë në 2008 dhe është vendi i një pakice të vogël etnike serbe në veri që mbështetet nga Beogradi”, raporton Reuters, transmeton RTKlive.
E në lidhje me këtë situatë, raporton edhe agjencia tjetër e madhe e lajmeve, AP.

Ky medium rikujton se gjatë kësaj jave, autoritetet shkarkuan një oficer të lartë të policisë serbe në veriun e Kosovës, ku jetojnë shumica e serbëve etnikë, që refuzuan të respektojnë vendimin për të ndryshuar targat e makinave.
“Zhvendosja ka ndezur një çështje shpërthyese rreth sovranitetit të Kosovës, veçanërisht midis pakicës serbe, shumë nga të cilët ende duan që ish krahina serbe të jetë pjesë e Serbisë dhe jo e pavarur”, raporton AP, transmeton RTKlive.

Situata deri në këtë pikë erdhi pas takimit të sotëm të përfaqësuesve politik serb, te cilët vendosën që të largohen nga te gjitha institucionet e Kosovës, si nga niveli qendror, por edhe ai lokal në katër komunat e veriut të Kosovës.
Ky vendim, sipas tyre, u ndërmor si reagim ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për fillimin e zbatimit të vendimit për targat, fillimisht me masën e qortimit, e pas datës 21 nëntor, edhe me shqiptim të gjobave.

Më shumë storie
OKB: Kurti kërkon strategji shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së
Promovimi dhe forcimi i interesave kyçe shtetërore të Kosovës në arenën ndërkombëtare merr vëmendjen kryesore në Nju-Jork. Prania e delegacionit...
Austri: Protestohet në Vjenë kundër dënimit të katërshes së UÇK-së
Bashkatdhetarë të shumtë janë mbledhur sot në Vjenë të Austrisë, ku kanë protestuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë...
Luka Mishetiq: Do apelojmë vendimin, Thaçi mohon çfarëdo përfshirje në vrasje
Avokati i Thaçit, Luka Mishetiç, ka bërë të ditur se mbrojtja e Hashim Thaçit do ta apelojë aktgjykimin e djeshëm...
Këshilli Shqiptaro-Amerikan shpreh shqetësim të madh për aktgjykimin e Speciales
Këshilli Shqiptaro-Amerikan për Marrëdhëniet (AARC) ka reaguar ndaj aktgjykimit të sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke...
Robert Bosch, ish-ambasador holandez kritikon BE-në për aktgjykimin e Speciales
Ish-ambasador i Holandës në Kosovë, ka kritikuar qëndrimin e Bashkimit Evropian ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të...
Gjykata speciale ka shpallur aktgjykimin: Thaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burg, Veseli 18 vjet e Selimi 13 vjet
Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ka shpallur aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Average Rating