
Medvegjë: Ardita Sinani njofton ambasadat perëmdimore dhe OSBE-në për parregullsitë në registrimin e popullatës
Dje, Këshilltarja Politike e kryeministrit të Republikës së Kosovës për Luginë të Preshevës, shkoi për të parë nga afër procesin e regjistrimit të popullsisë e pasurive në komunën e Medvegjës
Për rëndësinë jetike që ka regjistrimi i popullsisë për shqiptarët në Luginën e Preshevës në përgjithësi, e për Medvegjën në veçanti, këshilltarja Politike e kryeministrit Kurti, znj. Ardita Sinani qëndroi për vizitë një ditore për të motivuar shqiptarët e kësaj komune që t’i përgjigjen masivisht regjistrimit.
Gjatë vizitës, znj. Sinani takoi qytetarë nga diaspora e Kosova, që kishin ardhur enkas për t’u regjistruar.
Poashtu, Ardita Sinani takoi edhe përfaqësues politik e lokal të komunës së Medvegjës, si dhe përfaqësuesen zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë.
Por zonja Sinani ka vërejtur se politika shtetërore e Republikës së Serbisë në Medvegjë po rrezikon ta komprometoj procesin e regjistrimit të shqiptarëve në Serbi.
“Tash që jemi gati në mesin e procesit, për komunën e Medvegjës janë vetëm 3 regjistrues shqiptarë.
Madje ata janë caktuar nga Enti i Statistikave në vendbanimet me shumicë serbe.
Ftoj autoritet përgjegjëse të Republikës së Serbisë që ta sanojnë urgjentisht këtë situatë.
Për këto parregullsi dhe pengesa kam filluar njëkohësisht kontaktet me OSBE, ambasadat perëndimore në Beograd, si dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë” ka deklaruar Ardita Sinani
Më shumë storie
Universiteti i Prishtinës siguron kuotën për studentët e Luginës së Preshevës
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka kërkuar nga Universiteti i Prishtinës që të respektohet kuota e veçantë prej 2 për...
Grafite të kriminelit Mladiq në Bujanoc
Në qendër të Bujanocit janë shfaqur grafite me emrin e kriminelit të luftës, Ratko Mladiq. Politikani nga Lugina e Preshevës,...
Pasivizimi i adresave: Lugina e Preshevës me platformë për raportim
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar aktivizimin e platformës për raportimin e pasivizimit të adresave në...
Refik Hasanit, i është ndarë MIRËNJOHJE,
Si vlerësim ndaj veprimtarisë dhe, krijimtarisë publicistike që po vazhdon të kontriboj përmesë hulumtimeve, por edhe në opinione, vështrime publicistike,...
Haklaj: Misioni i UÇPMB-së është bashkimi me Kosovën!
Të dashur vëllezër dhe motra. Të dashur bashkëkombas! Familjarë të deshmorëve të Kombit! Veteranë të UÇMB-së! Sot në këtë ditë...
Luginë e Preshevës: Mijëra shqiptarë në këtë rajon mbesin pa të drejta bazë
Mijëra shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja prej vitesh mbeten pa të drejtë vote, dokumente personale dhe qasje në shërbime...
Average Rating