Michael Roth, Vuçiqit: Je totalisht i izoluar
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Bundestagut Gjerman, Michael Roth, ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq është totalisht i izoluar.
Nëpërmjet një postimi në platformën sociale X, Roth i është drejtuar Vuçiqit duke thënë se nuk ka të bëjë fare me konspiracione letra e politikanëve evropianë të cilët ua dërguan presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metzola, ku kërkohet të niset një hetim mbi akuzat për mashtrim në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi.
“I nderuar president Aleksandër Vuçiq, ky nuk është as komplot dhe as fushatë socialiste. Jeni plotësisht i izoluar! 24 deputetë nga e gjithë Evropa i bëjnë thirrje BE-së që të hetojë në mënyrë të pavarur akuzat për mashtrim dhe të bëjë rekomandime për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme në Serbi”, ka shkruar Roth në ‘X’.

Më shumë storie
Mark Rutte: KFOR vazhdon të luajë rol të rëndësishëm për sigurinë në Kosovë
Sekretari i përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, u prit në Shkup me nderime të larta shtetërore nga presidentja e Maqedonia...
Ka ndërruar jetë Agron Azemi nga Rahovica e Preshevës, president i Klubit motoristik “Plisat” në Zvicër
MK Veteranet e UÇK-së: Ne emër të MK Veteranet e UÇK-së , shprehim ngushëllimet më të sinqerta, pas ikjes nga...
Bordi i Paqes, Trump: Kosova e Shqipëria do të kontribuojnë me trupa paqeruajtëse
Presidenti amerikan Donald Trump gjatë fjalimit të tij në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Washington DC ka thënë...
Hagë: Ish-krerët e UÇK-së deklarojnë pafajësinë: Fajtor ishte regjimi serb
Në fjalët e tyre përfundimtare para Dhomave të Specializuara në Hagë, katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri...
Fjalimi historik kur Bill Clinton dha urdhërin për bombardimin e Serbisë
PA SHBA-TË, NATO-N DHE DHE UCK-NË KOSOVA SOT NUK DO ISHTE SHTET (kujtesë me rastin e 17 Shkurtit ,Ditës së...
Opinion: Agim Vinca, servil i Enver Hoxhës
Nga Eshref Ymeri Gjatë një periudhe 20-vjeçare (2004-2024), kam pasë botuar në intenet 15 ese, kushtuar Kadaresë. Këto ese i...

Average Rating