Miroslav Lajçak nesër në Prishtinë, pritet të takohet me Bislimin
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nesër viziton Kosovën. Kështu njoftoi Zyra për Informim e Kryeministrit, e cila bënë të ditur se ai do të pritet në takim nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

“Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim ditën e nesërme, Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin do të diskutohet për ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Sipas njoftimit për media, takimi i Bislimit dhe Lajçakut do të zhvillohet nga ora 09:30.
Ndërkohë, edhe Lajçak sot gjatë ditës ka paralajmëruar se do të takohet me Bislimin.
“Pika kryesore e agjendës sime në Bruksel javën e kaluar ishte takimi ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë për gjetjen e përgjigjeve për pyetjet e hapura për vendimin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës për operimin me para të gatshme – më konkretisht çështjen e ndihmës së Serbisë për njerëzit që jetojnë. në Kosovë. Përshëndeta angazhimin e të dy delegacioneve për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për komunitetet e prekura. Takimi ishte një hap i parë i rëndësishëm; megjithatë, mbeten shumë pyetje politike dhe do të nevojiten bisedime shtesë në ditët në vijim. Kjo është arsyeja pse si hap i menjëhershëm i ardhshëm do të kem një diskutim vijues me zëvendëskryeministrin e parë dhe kryenegociator të Kosovës Besnik Bislimi”, ka shkruar Lajçak në Facebook.
Next post
5-6-7 Marsi 1998, Epopeja e UÇK-së është ngjarja kulmore në historisë së popullit shqiptar
Më shumë storie
GJAKU I ADEM BEQIRIT, NJËRIT PREJ PERSONALITETEVE TË NDRITURA TË MITROVICËS
Hysen Ibrahimi, Suedi / Förslöv, 23.11.2026 (Adem Beqiri, njëri ndër figurat e ndritura të Mitrovicës dhe anëtar i të ashtuquajturit...
Vlora Çitaku: E turpshme dhe e papranueshme
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, e ka cilësuar të turpshëm dhe të papranueshëm aktgjykimin e Gjykatës...
OVL e UÇK-së: Vendim i papranueshëm
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka reaguar pas vendimit të sotëm ndaj...
Hagë: 41 muaj burgim efektiv për rastin e njohur si “Administrimi i Drejtësisë”
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) kanë shpallur aktgjykimin në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil...
OVL-UÇK: Nuk kemi besim në drejtësinë e Speciales në Hagë
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka shprehur sërish mosbesimin ndaj Dhomave të Specializuara në...
Kurti ka ftuar shqiptarët e Luginës që të marrin pjesë në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Kurti, i bën thirrje gjith qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të marrin...

Average Rating