Familja Jashari frymëzohej në besimin për çlirimin e Kosovës

Read Time:4 Minute, 11 Second

NGA: XHAVIT ÇITAKU

Me pesë mars 1998 në Prekazin heroik, që ishte dhe mbeti vatër e përhershme e luftërave për liri, familja Jashari e Komandantit Legjendar Adem Jashari bëri kthesë historike në fillimin e shkrepjes të shkëndijave të para të çlirimit të Kosovës nga okupatori barbar serb. Për të folur për këtë familje me emër të përveçëm të kombit tonë, duhet zhytur thellë në botën komplekse dhe patriotike të saj, por kësaj radhe po përmendim vetëm disa dimensione që karakterizojnë dhe e dallojnë këtë familje legjendare të Prekazit të Drenicës.

Është një histori jo fort e largët e zjarreve përzhitëse dhe flakëve përpirëse të gjenocidit serb mbi familjet Jasharaj. Mirëpo, sakrifica e tyre, qendresa e tyre, lufta e tyre deri në vdekje i bëjnë ato që të shembullojnë me një dritëz edhe më të qartë që pushton zemrat tona nga ato dritëzat e heronjëve të mëdhenj që ka nxjerrë koha në këtë vend të krenarisë kombëtare, Drenicës. Dhe për t’u marrë me këtë punë sa të vështirë aq edhe interesante e komplekse, secili historianë, njohës i çështjeve etno- psikologjike, të trashegimisë, traditës e kulturës shqiptare e ka obligim qytetar e patriotik, të mbledhin material, që ka me bollek, për të ofruar njohuri të thella në rrugëtimin e saj që me pushkë në dorë luftojë kundër armikut shekullor Serbisë.

Po ashtu, rapsodët duhet që me profesionalizmin e tyre të pasqyrojnë aq bukur e qartë përmes këngëve të thurura në tridhjetë vjetet e fundit për këtë familje dhe për secilin veç e veç lavdinë që ka mbetur e shkruar me shkronja të arta në historinë liridashëse të Kosovës. Deri me sot për Ademin dhe Hamzën e mixhën Shaban janë bërë shumë shkrime, mirëpo figurat e tyre në krijimtarinë popullore deri tash nuk janë trajtuar nga asnjë studiues.

Prandaj, ishte Prof. Rexhep Jashari një krijues i vyer dhe i afërm i familjes Jashari që vendosi me dëshirë e vullnet të jashtëzakonshëm, që para lexuesve të pasqyroj se si duken figurat e tyre në luftëra, në këngët tona popullore epiko-historike, duke u bazuar kryesisht në këngët e rapsodëve tanë popullorë anembanë Kosovës e më gjerë, që i thurën për këta heronj, por edhe në disa vepra të letërsisë sonë artistike. Pra, ai me këtë rast delë para lesuesve me një libër voluminoz e përmbajtësor i titulluar ”Shaban, Hamëz e Adem Jashari në këngët popullore, epike, historike dhe në letërsinë artistike”.

Ishin zhvillimet më të kobshme dhe më të rëndësishme politike në Kosovë pas luftës së dytë botërore kur veproi e luftoi familja e Shaban Jasharit. Në të vërtetë, kjo familje ishte figura kryesore që pasqyroi një histori të guximshme në dimensionin e sakrificës për çlirimin e vendit nga një pushtues fashist. Thënë me gjuhën e fakteve, kjo familje sakrifikoi rehatinë, gjendjen e mirë ekonomike falë punës së tyre të përditëshme, në dobi të lirisë së popullit, duke mos iu nënshtruar regjimit të hekurt serb. Pra, karakteristikat themelore të kësaj familjeje janë të ndërthurura në: veprim, venosshmëri, qendrueshmëri dhe luftë të pakompromis në atë që frymëzoheshin e besonin për çlirimin e Kosovës. Ajo vuri të gjitha forcat dhe energjitë e saj për t’i siguruar popullit të Kosovës jetë të lirë, jashtë çdo zgjedhe e varësie, drejtësi dhe përparime në të gjitha fushat e jetës dhe të punës për vendin e saj.

Shembulli i saj iu dha kurajo të gjithë atdhetarëve që të përpiqn dhe t’i hapin sytë duke dëftyer udhën e drejtë dhe rreziqet e kombit nga armiku shekullor, përpjekje kjo që quhet patriotizëm. Kjo familje u bë një figurë e rëndësishme dhe udhëheqëse shpritërore e kombit veçanërisht e shqiptarëve të Kosovës, që në të vërtetë forcoi ndërgjegjën kombëtare, që ata të bashkuar të luftonin për çlirimin, apo thënë më mirë familja Jashari u bë tribunë e mendimit patriotik në vitet e nëntëdhjeta. Bacë Shabani dhe bijtë e tij Rifati, Hamëz e Adem Jashari kishin analizuar fort mirë rreziqet që e kërcenonin zhbërjen e popullit të Kosovës, i cili për shkak të një gjendjeje ” status quo-s” sikur filloi t’i ”përshtatej” sjelljeve represive të regjimit fashist serb apo siç thoshte Hamëz Jashari: ”Dy policë serb mund të hyjnë në fshat dhe t’i trazojnë të gjithë banorët pa u përballë nga asnjë kundërshtim”.

Shi për këtë, ata kishin ardhur në konkluzionin e shprehur dendur se vetëm me luftën e armatosur shqiptarët do të mund të siguronin lirinë e shumëpritur. Ata, pra, dolën hapur kundër okupimit klasik të Kosovës nga regjimi fashist serb duke qenë të qartë se mjaft më urtësi e durim dhe se e vetmja rrugë për të ndryshuar gjendja në të mirë të popullit është lufta , të cilën askush nuk e do, por me Serbinë ndryshe nuk mund të merresh vesh. ”Jemi nën zgjedhë të huaj barbare dhe të këqijat që kemi hequr na japin të kuptojmë që kurdoherë dhe prej cilit se e drejta matet me kutin e ngritjes së ndërgjegjës kombëtare, ndryshe nuk do të mund të sëndertojmë synimet tona liridashëse , prosperitetin dhe qytetrimin evropian”, ishte mesazhi i kësaj familjeje emblematike.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post <strong>Putin edhe nga burgu i frikësohej Navalnay-it</strong>
Next post Miroslav Lajçak nesër në Prishtinë, pritet të takohet me Bislimin