” Rezistenca shqiptare, në Llap dhe në viset e tjera etnike shqiptare gjatë viteve 1912-1953″
Shoqata e Intelektualeve Shqiptar “Trojet e Arbrit” – Prishtinë
Shoqata e Historianëve “Vendenisi “- Podujevë
Shoqata e Intelektualeve Shqiptar Trojet e Arbrit- Prishtinë në Bashkëpunim me Shoqaten e Historianeve Vendenisi në Podujevë organizojnë sesionin e XVIII-të te rregullt shkencor në Podujevë më,09.06.2024 duke filluar nga ora 11:00. Ky sesion shkencore mbahet me temën bosht: “ Rezistenca shqiptare, në Llap dhe në viset e tjera etnike shqiptare gjatë viteve 1912-1953“. Temat bosht që do të paraqiten në këtë sesion shkencor do te jenë:
1. Rezistenca shqiptare gjatë viteve 1912-1953;
2. Rezistenca e llapjaneve në luftën e Merdarit 1912;
3. Themelimi i qytetit të Podujevës 1913;
4. Levizja kaqake në Llap;
5. Shpërnguljet nga Llapi – Podujeva 1912-1953;
6. Nënprefektura e Llapit 1941-1944;
7. Formimi i Gjandarmerisë shqiptare në Llap 1941-1944;
8. Hapja e shkollave shqipe 1941 -1944;
9. Personalitetët më të njohura në Lllap 1912-1953;
10. Formimi i NDSH në Llap;
11. Masakrat serbe në Llap 1912-1953 dhe
12. Dhuna dhe terrori komunist në Llap 1944-1953.
Ftojmë të gjithë studiuesit shqiptarë që te paraqitën me temate e tyre.Afati për paraqitjen e temave është deri më, 01.06.2024.Temat mund ti dërgoni në këto email adresa: nue_oroshi@yahoo.de dhe adem.ajvazi@hotmail.de
Ju mirëpresin
Shoqata e intelektualeve shqiptarë ” Trojet e Arbrit”Prishtinë
Shoqata e Historianeve “Vendenisi” Podujevë
Më shumë storie
Shqiptarët do e realizojnë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, Vendimin e Kuvëndit të Vlorës dhe Veprën e Luftës së UÇK-së
Nga Skënder Sadri KAPITI Historia moderne e Shqipërisë është ajo e viteve 1878 e deri më sot e cila ka të...
NJE KOMB -NJË HISTORi!
Nga Azgan Haklaj Ujdia e heshtjes si pakt dhe kombi si monedhë këmbimi! Kur patriotizmi mbaron tek kufijtë e pushtetit!...
Përjetime nga Kuvendi i Pestë Zgjedhor i ShShASh-së “Papa Klementi XI Albani”
Emine. S. HOTI Nënkryetare e Shoqatës sëShkrimtarëve dheArtistëveShqiptarë“PapaKlementi XI Albani”, Suedi Përjetime nga Kuvendi i Pestë Zgjedhor iShoqatës së...
Skënder Kapiti: “Nëse liria politike dhe drejtësia janë të drejta të krimit, korrupsionit e të tradhëtisë atëhere shteti është kriminalizuar”
AKTUALE 18 03 2019, Durrës.”Vërtetimin e kësaj teoreme e bën realiteti i këtij regjimi aktual politiko-gjyqësor në Shqipëri. Kur korrupsioni,...
Mëndjendriturit – Botime Enja Tiranë 2026
Nga Sejdo Harka Grimca nga thëniet e shkrimtarëve të mëdhenj Saadi Shirazi I lumtur është ai që hëngri e mbolli...
SOT, NË UNIVERSITETIN “ISA BOLETINI” NË MITROVICË, U PËRURUA LIBRI “NXËNËSI ËSHTË E ARDHMJA”, I AUTORES LENDITA UKA IBISHI
Nga Violeta Hoxhaj, Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë "Papa Klementi XI Albani", Suedi.Mitrovicë, 16 qershor...

Average Rating