Pse në Shqipëri politikës dhe mediave nuk u pëlqejnë sukseset e Kosovës

Read Time:3 Minute, 33 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Shteti shqiptar i Kosovës duhet të ishte ndihmuar e mbështetur fuqishëm politikisht,ekonomikisht, ushtarakisht, financiarisht dhe diplomatikisht nga Shqipëria, gjë e cila nuk rezulton të ketë ndodhur dhe as nuk po ndodh akoma,por madje mjerisht e fatkeqësisht në jo pak raste politika e Tiranës me qëndrimet e papërgjegjshmëritë e saj , ajo i ka bërë edhe dëm Kosovës aq sa kanë shprehur habi edhe shumë politikanë e diplomatë të huaj për këto raste të cilat tashmë dihen edhe publikisht e ndërkombëtarisht si p.sh. mbështetja nga politika e qeverisë së Tiranës për planin serb të ndarjes së Kosovës,  planin e formimit të Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe, atë të “Open Ballkanit”  si dhe atë të vendosjes së sanksioneve Kosovën pse qeveria e Kosovës mbron legjitimitetin shtetëror, politikën e reciprocitetit  dhe tërësinë territoriale të shtetit të Kosovës.

Dhe jo vetëm politika por as nga mediat, dhe as nga shoqëria civile por edhe  as nga opozita në Shqipëri nuk ka pasur kundërshtime serioze karshi këtyre veprimeve të politikës së Tiranës që dëmtojnë Kosovën.

Në Shqipëri politikanët dhe mediat , shumicës dërrmuese të tyre nuk u pëlqejnë suksesest e Kosovës , për të mos thënë se ata i urrejnë sukseset e Kosovës. Kjo duket në atë qëndrimin tejet djallëzor “indiferent” të tyre , pra në indiferentizmin djallëzor dhe hipokrit të politikës, mediave por edhe të intelektualëve e  shoqërisë në Shqipëri karshi ngjarjeve madhore historiko-kombëtare dhe të atyre politike e shtetërore në Kosovë. P.sh. më shumë përmenden  e kremtohen në Shqipëri festat pagane si ajo e verës , e Shën Valentinit, një Maji, e karnavaleve dhe jo vetëm që festohen më shumë por edhe permenden e promovohen edhe ato dhe ngjarje e “festa”të tjera pa peshë e pa rëndësi kombëtare nëpër media nga gazetarët, opinionistët, politikanët, komentuesit dhe shoqëria në Shqipëri dhe mbushen e stërgjaten nëpër emisionet televizive dhe në faqet e gazetave e portaleve shqiptare informacione për ngjarje kriminale si dhe me reklama më ordinere fabrikimesh të personazheve VIP  të neveritshëm e të gërrditshëm.

Ndërsa ana tjetër ajo që vihet re ëshë një indeferentizëm pothuajse total nga ana e politikës , mediave dhe e publikut në Shqipëri për të kremtuar e kujtuar  Pavarësinë e Kosovës, ngjarjet epokale historiko-kombëtare që kanë ndodhur në Kosovë si  Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, kryengritjet vendimtare të Kosovës për Pavarësinë e Shqipërisë, për Epopenë Legjendare të UCK-së. Rrallë dhe shumë pak flitet në emisione televizive  dhe nëpër gazeta për genocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës.

Jo vetëm këto, por politikës dhe mediave në Shqipëri nuk u intereson fare që të mbështesin ,përkrahin dhe të paraqesin p.sh. as arritjet dhe sukseset e e Qeverisë dhe të Presidencës aktuale , të kryeministrit Kurti dhe të presidentes Osmani në sfidën e tyre mjaft të suksesshme kundër politikës, propagandës dhe diplomacisë antikosovare serbo-ruse; nuk paraqesin dhe nuk mbështesin as mediat dhe as opinioni në Shqipëri politikën zyrtare  aktuale të shkëlqyer  të Kosovës për mbrojtjen e legjitimitetit shtetëror të Kosovës, për shtetndërtimin ligjor,për luften kundër korrupsionit, për libralizimin e vizave, për integrimin  dhe pë mbrojtjen e territorit e të sovranitetit të Kosovës.

Pse p.sh. politika dhe mediat në Shqipëri nuk marrin shëmbull se si më mirë se ato për Kosovën veprojnë Kroacia, Turqia etj.

Edhe ata intelektualë nga Shqipëri që shkruajnë dhe i pëkushtohen Kosovës, atyre nuk ua botojnë shkrimet e tyre as gazetat e portalet në Shqipëri,  dhe që të ftohen në emisionet televizione në Shqipëri individë me personalitet dhe patriotë  as që bëhet fjalë, por pëkundrazi televizionet e Tiranës hulumtojnë shumë  madje  edhe për të gjetur dhe ftojnë nëpër ekranet e tyre  injorantët, të korruptuarit  dhe pseudointelektualët më sharlatanë nga Kosova.

Nga ata miq dhe shokë intelektualë të pakët që takoj këtu në Shqipëri të cilët janë patriotë e Kosovëdashës, pra që  e duan aq shumë dhe që kontrubuojnë për Kosovën, ata  shprehen shumë të zhgënjyer, se mirë që ata nuk i do dhe as nuk i respekton politika, pushteti dhe mediat në Shqipëri,por ata habiten se përse dhe si është e mundur që ata nuk i nderon dhe as nuk i respektojnë as politika, as pushteti e as mediat e Kosovës?!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Tomas Szunyog: BE pret që Kosova e Serbia të zbatojnë marrëveshjen për normalizim
Next post Mrarrëveshje paszgjedhore e partive shqiptare në Bujanoc