Mirosllav LAJÇAK e Gabriel ESCOBAR, do të duhej trajtojn edhe Krahinën shqiptare në Serbi!?
I ngarkuari i BE-së së bashku më të deleguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, do të duhej të trajtojn duke e vizituar krahinën shqiptarë që përfshin Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, pasi kjo krahinë është Rajoni më i prapambetur në gjithë Evropën.
Shqiptarët kan të drejtë sikurse pakica Serbe në Kosovë të shfrytëzoj të drejtën e ulëseve të rezervuara në Parlamentin e Serbisë dhe Parlementi i Serbisë do të duhej të përbëhet nga dy dhoma.
Të gjithë të ngarkuarit e BE-së nuk i kan kërkuar me ngulm dhe nuk i kan bërë presion Serbisë të kthej Lapidarin e UÇPMB-ës në Preshevë dhe vendoset Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Bujanocit.
Nuk kan trajtuar diskriminimin, pasivizimin dhe pastrimin etnik, nuk e kan trajtuar mungesën e një Universiteti në gjuhën Shqipe, rregullimi me Ligjë përdorimin i Simbolit tonë Kombëtarë shqiptarë Flamurit dhe përfaqësimi në instanca dhe mekanizma të nivelit lokal dhe Qendror.
BE-ja, këmbngul për Këshillin Nacional të pakicës Serbe në Kosovë, por kan harruar luftën e UÇPMB-ës dhe Marrëveshjen e Konçulit, pasi që Shqiptarët në Republikën e Serbisë, sivjet kan jubileun tri dekada nga Referendumi i datës 1 e 2 Mars 1992 – 1 e 2 Mars 2022.
Edhe kësaj krahine i takojn mjete për arsim, kulturë, informim, dhe të investohet në zhvillimin ekonomik.
Ne shqiptarët në Republikën e Serbisë, jemi të diskriminuar, pasi po na pasivizohen adresat dhe ky është një pastrim etnik. Asgjë më shumë, po jo të kemi dy standarde.
I ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, z.Mirosllav LAJÇAK dhe i deleguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, z.Gabriel ESCOBAR,në mbylljen e bisedimeve Beogra-Prishtinë nuk mund të mbetët çështja e pazgjidhur e krahinës shqiptare në Serbi.
Shkruar nga Refik Hasani
Average Rating