Një jetë – tre luftëra!
Nga Azgan Haklaj

Heroi i tre lufterave rikthehet si sfinks në vendlindje!
Prej më shumë së dy dekada me gjithë mundësitë e mija njerëzore e politike i jam përkushtuar jo vetëm ndriçimit të veprës së Tahir Tahir Sinanit por edhe përjetësimit të tij në Malësinë e Gjakovës, Tropojë me një vepër monumentale të denjë për përmasat e heroizmit të tij.
Ishte komandant i luftës dhe lideri i paqes e integrimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut Ali Ahmeti i cili në thjeshtësinë e fjalës kishte përmbushjen e premtimit që mundësoi përsonalisht rikthimin në vendlindje të Gjeneralit Hero Tahir Sinani të derdhur në bronx me madhështinë që i takon për tu përjetësuar me malet e Shkelzenit e Jezercës.
Dhe jo rastësisht zgjodhëm datën 5 Maj 2024.
Është Dita e Deshmoreve të Kombit.
Në vigjilje të ditëlindjes së Heroit Kombëtar, simbolit kombëtar e personofikimit shtetëror Gjergj Kastrioti (Skenderbeu).
E pikërisht në vigjilje të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 25 -vjetorit të çlirimin të Dardanisë, Kosovës.
Në javën e Europës.
Tahir Sinani nuk është vetëm ushtaraku i përgatitur që kontriboi me profesionalizmin e tij në tre luftëra çlirimtare në trojet amëtare por së pari është sinjali i qartë se përballë rrezikut ne reagojme si një komb dhe një qëndrim do të kemi kudo ku jetojmë e kudo ku jemi.
Malësia e Gjakovës, Tropoja është vendi i heronjëve për çeshtjen kombëtare për liri e demokraci e ndaj do ketë përgjithmonë një vënd nderi për Tahir Sinanin.
Ai jo vetëm do vlerësohet individualisht për kontributin deri në sublimitet por do shërbejë si vend pelegrinazhi e refleksioni për genin tonë historik për brezat që vijnë.
Më shumë storie
President i Kosovës duhet të jetë nga Familja Jashari
Nga Skënder Sadri KAPITI Adem Jashari-Hero Kombëtar i Kosovës. Heroi Kombëtar i një kombi meriton të jetë një personalitet i...
Mbi Librin “Kadare në truallin e politikës” të Prof. Eshref Ymeri
Nga Skënder Sadri KAPITI Këto ditë sapo përfundova së lexuari librin më të fundit të Prof. Eshref Ymeri me titull:“Kadare...
Rezoluta6️⃣4️⃣1️⃣1️⃣,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
📣 Prezentimi i Projektligjit të Rezolutës, e iniciuar nga Kongresmeni amerikan Keith SELF, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë i cili...
Ja pse shumica e shqiptarëve të Kosovës janë muslimanë?
Nga Skënder Sadri KAPITI Kundër Islamofobëve dhe ndonjë Gazete të tillë në Kosovë po u bëj këtë pyetje se: dy...
Sot është shënuar përvjetori i sulmit të dytë të forcave serbe kundër familjes Jashari
Sot është shënuar përvjetori i sulmit të dytë të forcave serbe kundër familjes Jashari, i cili kishte ndodhur më 22...
Ja pse LDK e Rugovës mund të përfundojë në parti e 3%-shave?
Nga Skënder Sadri KAPITI Pse LDK -ja mbërriti në pragshpërbërje?Lidhja Demokratike e Kosovës me rezutatin dështak në zgjedhjet e fundit...

Average Rating