Një shoqëri e shëndetshme nuk ndërtohet mbi urrejtje dhe përbuzje!

Read Time:2 Minute, 47 Second

Nga XHAVIT ÇITAKU


Debati publik në Kosovë, sidomos kur prek tema të ndjeshme si lufta dhe figurat që lidhen me të, kërkon maturi, respekt dhe përgjegjësi. Fatkeqësisht, në disa raste po dëshmojmë një degradim të gjuhës dhe etikës së komunikimit, ku kritika zëvendësohet me fyerje, e mendimi ndryshe me etiketime të rënda.. Ngjarjet e fundit dhe reagimet që i kanë shoqëruar ato tregojnë se, fatkeqësisht, në hapësirën publike po shfaqet një gjuhë që kapërcen kufijtë e normales dhe të etikës shoqërore.
Askush nuk është mbi kritikën në një shoqëri demokratike. Është legjitime që qytetarët të kenë mendime të ndryshme për individë apo zhvillime historike. Por ekziston një vijë e qartë ndarëse mes kritikës së arsyetuar dhe gjuhës fyese që cenon dinjitetin njerëzor. Kur kjo vijë kapërcehet, debati humb vlerën dhe shndërrohet në përplasje të dëmshme.
Është e pamohueshme që shumë familje në Kosovë kanë dhënë sakrifica të mëdha gjatë luftës. Këto sakrifica janë pjesë e historisë sonë kolektive dhe meritojnë respekt minimal, pavarësisht bindjeve politike apo interpretimeve të ndryshme. Të mohosh ose të fyesh në mënyrë të rëndë këto kontribute nuk i shërben as së vërtetës, as pajtimit shoqëror. . Mohimi i tyre apo përdorimi i gjuhës fyese ndaj atyre që kanë vuajtur dhe kontribuar, nuk i shërben së vërtetës dhe as nuk ndihmon në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe të ndërtimit të një uniteti aq të nevojshëm në aktualitetin e sotëm shumë të brisht politik. Në këtë kontekst, është e rëndësishme të ruajmë një minimum respekti për figurat dhe familjet që lidhen me këtë periudhë, pa përjashtuar të drejtën për debat dhe analizë kritike. Balanca mes këtyre dy elementeve është thelbësore për një diskurs publik të shëndetshëm.
Një shoqëri e shëndetshme nuk ndërtohet mbi urrejtje apo përbuzje, por mbi dialog, argument dhe respekt të ndërsjellë. Nëse kemi dilema apo kritika për të kaluarën, ato duhet të shprehen me gjuhë të matur dhe me fakte, jo me shpifje apo ofendime personale.
liria e fjalës është një e drejtë themelore, por ajo shkon paralelisht me përgjegjësinë. Mënyra se si flasim për njëri-tjetrin dhe për historinë tonë tregon shumë për nivelin tonë si shoqëri. Prandaj, është në interesin e të gjithëve që debati publik të mbetet brenda kufijve të dinjitetit dhe arsyes.
“Fyerjet ndaj individëve si Rifat Jashari nuk ndihmojnë askënd dhe nuk e çojnë përpara diskutimin, përkundrazi dihet se në mullirin e kujt qojnë ujë.”
“Familje si Ramush Haradinaj dhe të tjera kanë qenë pjesë e një periudhe të vështirë dhe kanë bërë sakrifica reale gjatë luftës. Kjo është pjesë e historisë sonë që nuk mund të mohohet.”
“Kjo nuk do të thotë që çdo veprim apo çdo figurë është përtej kritikës. Por kritika duhet të jetë e bazuar dhe e argumentuar, jo me etiketime apo urrejtje.”
“Pavarësisht bindjeve politike, respekti për jetët e humbura dhe familjet që kanë vuajtur duhet të jetë minimumi i përbashkët për të gjithë.”
“Nëse duam të flasim për të kaluarën dhe të ardhmen e Kosovës, duhet ta bëjmë me fakte, respekt dhe përgjegjësi—jo me fyerje.”
Kosova ka nevojë për dialog të bazuar në fakte, në argument dhe në etikë komunikimi. Mënyra se si zgjedhim të flasim për të kaluarën tonë dhe për njëri-tjetrin përcakton drejtimin e së ardhmes sonë si shoqëri. Prandaj, është përgjegjësi e secilit që debatin publik ta mbajë brenda kufijve të arsyes, respektit dhe dinjitetit njerëzo

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Pse, dhe kush po e bën Albin Kurtin hero?!