Odiseja e gjuhës poshtëruese të Agim Vincës

Read Time:1 Minute, 5 Second

Eshref Ymeri

Më 06 mars, në njërin nga portalet dardane, ishte botuar artikulli “Vinca: kryqëzata e kalorësit kallp”.
Edhe në këtë artikull, Vinca, që në titull, vazhdon të më sulmojë me etiketime plot fyerje, përçmime dhe poshtërime. Në librin “Kadareja në truallin e politikës”, unë kam folur vetëm me gjuhën e fakteve, duke u bazuar në 97 materiale burimore, të cilat Vinca i quan absurditete. Sigurisht, Vinca nuk mund të mos mbrojë truallin politik të Kadaresë, si kryeservil i rrallë i kryediktatorit Enver Hoxha, sepse vetë Vinca ka qenë po aq kryeservil i tij. Në reagimet e mia ndaj Vincës, unë nuk i kam lejuar vetes absolutisht as ta fyej, as ta përçmoj, as ta poshtëroj, sepse kjo është e papranueshme për kodin tim moral. Unë kam cituar vetëm fakte, të publikuara në mjetet e informimit masiv, në të cilat zbulohet figura e Vincës, si servil i Enver Hoxhës dhe si spiun i UDB-së. Me sa duket, në mjedisin ku është rritur dhe është edukuar, fyerjet, përçmimet dhe poshtërimet, Vincës i kanë pasë shërbyer si ushqim shpirtëror. Kjo është arsyeja, që, në qenien e tij, ka ndodhur një ndryshim i çuditshëm. Organi i tretjes së ushqimit, stomaku, i është zhvendosur në tru. Për këtë arsye, goja i shërben Vincës si organ jashtëqitjeje.
Kaliforni, 18 mars 2026

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Komisioni Evropian konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Next post Ushtrisia serbe stërvitet pranë kufirit me Kosovën, pasojnë reagimet