Opinion: Idioti modern

Read Time:2 Minute, 26 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Dhe, çdo kohë dhe epokë ka banalitetet e veta, por kjo kohë moderne ka shumë të tilla; ka idiotin e ri që duke synuar një mënyrë jetese pa probleme ekonomike e materiale; jete të gatshme dhe emocionale në të njëjtën kohë kërcënon veten, shoqërinë dhe ambientin.

Prej çfarë?

Nga shija dhe motivimi materialist se mund të kesh gjithçka dhe nga ai jomoral se mund të bësh ç’të duash; pasurimi i shpejtë dhe realizimi i dëshirave të shfrenuara me shpenzime të kota e të tepruara; diplomimi me dije të pamësuara; të kërcënuar prej alkoolit e drogës e të mashtruar prej reklamave, modës, luksit, pornofilmit dhe telenovelave të fabrikuara; prej basteve, bixhozit e prostitucionit të paligjëruar; rritjes së divorcit e të fëmijve pa prindër; prej deficitit prindëror dhe atij të përgjegjёsisë shoqërore.

Bota moderne po sundohet prej vlerës së letrës së parasë e cila bën pasurinë, blen e çnderon pushtetin e politikën; e cila korrupton shtetin dhe shoqërinë; zhvlerson mendjen, talentin e moralin.
Paraja dhe privatizimi i gjithçkaje nxisin individualizmin egoist, papërgjegjshmërinë dhe pandjesinë sociale që janë dhe argumentet kryesorë amoralë që çojnë në korrupsione e skandale politike, ekonomike e financiare.
Modernizimi sot e ka liruar kapitalizmin e ri në instiktet amorale, grabitçare e shkatërrimtare të tij që fatkeqësisht edhe institucionet shtetërore, politike e publike janë bërë pre ose palë me të, dhe ndjesia, përgjegjegjshmëria e ndërgjegjësimi reagojnë dobët qoftë si protestë apo masë kufizuese për pasojat katastrofike që vijnë prej tij.
Cili na qenka ky njeriu modern dhe ky idioti i ri?
Është politikani, pushtetari, biznesmeni, profesori, doktori, filozofi, punëtori, i pasuri, i varfëri, juristi, administrattori etj., pra është apo mund të jetë sot idiot modern çdokushi kokëbosh i mashtruar e i çmendur pas kënaqësive materiale të jetës dhe që bie pre e të këqijave të saj, dhe duke u mbërthyer nga lakmia e shfrenuar për lumturi, mëndjemadhësi, kënaqësi e pasuri, gjë kjo që dëmton të mirat morale njerëzore dhe shkatërron burimet dhe begatitë që na ka mundësuar bujaria e planetit.
A nuk është ky idiotizmi më i madh?
Idiotizmi nuk njeh kohë e vend dhe nuk e çan kokën për të kundërtat e veprimeve të tij, dhe e kundërta ndaj vetë tij është ndërgjegjësimi për mëkatet dhe katastrofën që po vjen prej tij. Janë mençurimi racional, ndjesia shpirtërore e shoqërore, është virtyti dhe ligji moral e qytetar si ilaçe për kufizimin deri diku të këtij idioti modern.
Edhe idioti i kohëve moderne nuk e njeh njerëzoren nga brenda, sepse po ta njihnin do të frikësoheshin nga idiotizmi dhe do të kishim pak të tillë (idiotë) që pretendojnë se gjithçka dinë e zotërojnë dhe kanë të drejtë të bëjnë ç’të donë; në fakt nuk njohin dhe nuk ndjejnë dhimbshurinë, të drejtën, të vërtetën e as ndershmërinë dhe nga përsosja e moralit nuk e kërkojnë lumturinë.

Nga Skënder Sadri KAPITI, autor i Librave “NJERIU FILOZOF, ETIK E POLITIK” “TRIUMFI I KOMBIT” dhe “MORALOKRACIA”

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Emisari  i BE-së, Miroslav Lajçak javën tjetër pritet të vijë në Kosovë
Next post <strong>Vdiq veprimtari i madh i çështjes kombëtare Fejzë Halili</strong>