Opinion: PD e Shqipërisë ka probleme me të vërtetën 

Read Time:7 Minute, 55 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Problemi real dhe i vërtetë sot  në Shqipëri është ndëshkimi i regjimit të sotëm të korrupsionit, ndajra me të shkuarën  dhe me tranzicionin dhe mbështetja e sundimit të ligjit dhe të SPAK-ut.

 Si të gjitha partitë politike dhe si e gjithë  politika shqiptare si në Shqipëri por edhe në Kosovë, edhe në Partinë Demokratike të Shqipërisë ka munguar demokraciteti i brëndshmëm. Edhe  Partinë Demokratike e ka sundur ligji i hekurt i kryetarllëkut të pasfidueshëm  dhe fryma e autokracisë; ka sunduar  ligji i servilizmit dhe i vigjilencës kundër mendimit ndryshe trashëguar kjo nga përvoja e Partisë Komuniste Shqiptare, e përvojës së mospranimit të së vërtetës, e mospranimit të  mendimit ndryshe dhe as të lirisë,meritës e kompetencës së tjetrit; ka munguar edhe te PD kombëtarizmi real dhe i vërtetë. Këto gjëra e dukuri detyrimisht dhe sidomos e sidomos korrupsioni pashmangshmërisht edhe e gërryen PD-në dhe e cuan atë në këtë krizë e përcarje.

PD akoma sot nuk është në gjëndje që të organizohet e as krijojë besim te publiku  për ta ndëshkuar regjimin antipublik dhe të  superkorrupsionit të qeverisë aktuale.Pra, PD-në  sot duhet ta bashkonte  e vërteta e rëndë e realitetit se ku ndodhet sot Shqipëria si pasojë e dështimit total të qeverisë e të pushtetit  nga korrupsioni, hajdutëria e papëgjegjshmëria publike.

Armiku më i madh i të vërtetës është egoizmi, injoranca, servilizmi dhe korrupsioni.

Kjo vlen sidomos edhe për të vërtetën demokratike.

Partia Demokratike duke mos  njohur të vërtetën demokratike brënda vetes së saj, shkaqet e vërteta se përse ajo është sot në këtë gjendje, dhe kjo është arësyeja kryesore se përse  PD nuk po bashkohet, nuk ringrihet dhe nuk po rinovohet gjë e cila i shkon për shtati pushtetit dhe qeverisjes së superkorruptuar të Edi Ramës, qeveri e cila pothuajse të gjithë ministrat e saj po thërriten e hetohen për korrupsion nga SPAK-u,Struktura e Posacme Antikorrupsion.

PD   do të duhej që të ishte mbështetësja e fuqishme për drejtësinë,për Vetting-un dhe për SPAK-un dhe jo si vepron prej 2 vitesh Foltorja kundër SPAK-ut, në vënd që Foltorja apo “Rithemelimi” duhej t’a mbështeste e përshëndeste SPAK-un, Foltorja akoma  edhe sot  është kundër SPAK-ut  dhe sillet edhe si avokati për korrupsionin e  non gratat  dhe si një sjellje edhe antiamerikane.Prandaj dhe PD është e ndarë dhe nuk beson kush se PD do të mund të bashkohet me Foltoren e “Rithemelimit”. Ato tashmë  janë larguar në distancë nga njëra-tjetra si alternativa ndryshe, dhe se pritet pëfundimisht edhe vendim gjyqësor për t’i dhënë përfundimisht zgjidhjen se kujt i takon vula dhe logo e partisë.

Demokratët nëse do të dëshirojnë bashkimin ata  duhet të gjejnë dhe t’i besojnë të vërtetës, dhe nëse e dinë se cila është e vërteta nuk kanë pse demokratët të mbeten peng e mashtrimeve e të gënjeshtrave të elitës së vjetër politike të Partisë Demokratike dhe as e së shkuarës, as e servilizmit dhe as e korrupsionit.

Kur flas për Partinë Demokratike kam parasysh të gjithën, e kam fjalen jo vetëm  grupet e interesit  apo  parcialet e coptuara herë në dy e herë në tri pjesë, apo edhe më shumë pjesë; e kam fjalën për  PD reale me demokratët e vërtetë, edhe   për ata të dëbuarit dhe për ata të cilëve u është imponuar largimi nga PD, atyre që iu është shkatërruar  karriera politike si dhe atyre të desidencës antikomuniste të cilëve  nuk iu lejua integrimi politik në PD nga ishkomunistët dhe ishsigurimsat e shtetit të cilët e uzurpuan, e kapën dhe e privatizuan Partinë Demokratike për interesa personale, familiare e klanore.

Gjëndja se përse PD mbërriti kështu është si rezultat i asaj se PD ka pasur gjithmonë probleme me të vërtetat.

Si e “vërtetë” në PD ka qenë ajo që i intersonte  vetëm interesit të lidershipit të saj, sipas asaj se: cfarë don dhe si don kryetari duhet të bëjë dhe të sakrifikojë edhe partia.

Partia Demokratike gjithmonë ka pasur probleme me të vërtetën, me të shkuarën, me atë të trashëgimisë komuniste, me servilizmin, me korrupsionin, me drejtësinë, me nepotizmin dhe për pasojë  ishin të pashmangshme mashtrimet, manipulimet, autokracia dhe shtypja e përjashtimi i personalitetit, meritokracisë  dhe  e mendimit ndryshe.

PD ka pasur problem me seriozitetin dhe me besnikërinë edhe ndaj aleatëve të mëdhej të shqiptarëve, me SHBA-të.

Ka pasur problem edhe me atë se cfarë ajo  deklarohej si parti e djathtë e proeuroatlantike  kundrejt asaj se cfarë ajo realisht ka paraqitur dhe zbatuar në praktikë si pragmatizëm e veprim konkret gjithmonë por sidomos edhe këto 2-3 vitet e fundit (2021-2023)pas shpalljes non grata nga SHBA të ishkryetarit të saj.

PD ka pasur gjithmonë si problem të asaj se cfarë është interesi publik në raport me interesat e lidershipit dhe të grupeve të interesit brënda PD-së. PD ka pasur  probleme me këto të vërteta,edhe të asaj se  që e vetmja “garë” politike  brënda PD-së ishte ajo e karrierës së realizuar sipas meritës dhe arritjes  së shkallës së servilizmit e të spiunllëkut për njëri-tjetrin te Kryetarii Partisë Demokratike.

Nuk mund të justifikohet gjëndja e PD-së sot me fantazira, akuza të ndërsjellta e me lloj-lloj alibirash për të gjetur se kush është fajtori.

Faji nuk është  vetëm i njërit, por faji është i shumë individëve servilë e të korruptuar, interesaxhinj e matrapazë  që zhurmojnë bajatshëm,mërzitshëm e shterpshëm  sa andej e këtej dhe po të cilët janë ata që e kanë shfrytëzuar dhe që e  shfrytëzojnë PD-në vetëm për interesa pesonale, por edhe që janë bërë të neveritshëm edhe me dukjet publike të tyre vetëm sa shërbejnë si material për mediat pasi ato nuk kanë se me cfarë të merren tjetër, por dëgjojnë dhe japin telenovelat e “aktrimet” e gërrditshme të shumë deputetëve politikisht amorfë  të PD-së.

Të gjitha grupet e fraksionet dhe me pak përjashtime pothuajse të gjithë deputetët aktualë të Partisë Demokratikë  vetëm sa zhurmojnë sepse  kanë vetëm një synim, atë të sigurimit të një mandati deputeti me pa meritë sikurse edhe që e kanë me po pa meritë edhe mandatin e sotëm si deputet në parlament, dhe ata e kanë  vetëm merakun për mandatin e deputetit, dhe mjaftohen me kaq.

Atyre  as që   u intereson pushteti dhe përgjegjshmëria publike, se a fiton përsëri Partia Socialiste apo jo, dhe nuk u interesojnë as  të vërtetat se pse PD e Shqipërisë është në këtë gjëndje; nuk shqetësohen as për  trashëgiminë komuniste, autokracinë, as për Vetting- un politik as për luftën reale kundër krimit e korrupsionit, dhe nuk u bën përshtypje  as dy e shumëfytyrësia e tyre, as  servilizmi dhe as humbja e besimit  jo vetëm te publiku por edhe te  antarësia e PD-së. Prandaj problemet në Partinë Demokratike janë të thella  dhe janë së pari probleme parimore por kryesisht janë probleme me të vërtetën.  

Problem për Partinë Demokratike nuk duhet të ishte non grata dhe beteja për t’a shpëtuar non gratën e shpallur nga SHBA.Problemi i non gratës së ishkryeministrit nuk mund të shndërrohet në kauzë politike kryesore e PD-së. Problem madhor është opozitarizmi kundër qeverisë së korrupsionit të regjimit të Edi Ramës, kauza është akumulimi i pakënaqësisë popullore,dështimi  total i qeverisë aktuale dhe dëbimi i saj nga pusahteti.  

E vërteta dhe shpëtimtari i saj dhe gjithcka në PD  nuk është vetëm njëshi apo kryetari, por ai realisht  prej 2 vitesh është  pengesa. Ai dhe merita e tij si politikan e shtetar i përkasin së shkuarës ashtu sikurse që me të shkuarën kanë shkuar politikisht p.sh.edhe Aleksadër Meksi, Skënder Gjinushi, Fatos Nano, Neritan Ceka, Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu, Gramoz Ruci, Namik Dokle  dhe që duhet të shkojnë edhe Edi Rama e Ilir Meta si dhe kryetarët e partive fantazma si Agron Duke, Fatmir Mediu, Nard Ndoka etj.

Me të vjetrën duhet të shkojë e të ndëshkohet korrupsioni si dhe të shkojë edhe tranzicioni.

Demokratët pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021 dhe pas shpalljes së Berishës “non grata” nga SHBA, duhet ta kishin kuptuar se cfarë duhej bërë dhe cfarë duhej vepruar për të sjellë ndryshimin.Mirëpo demokratët,  shumica e tyre u manipuluan nga alibirat dhe akuzat e  Foltores   kunder SPAK-ut  dhe SHBA-ve  në vënd që të gjitha energjitë të përqëndroheshin në demaskimin dhe për anullimin e zgjedhjeve të vjedhura nga Edi Rama e Rilindja me 25 Prill 2021; në vënd që demokratët të ishin unik në mbështetje të SPAK-ut,Foltorja  anti-SPAK, antiPD dhe anti-SHBA i përcau demokratët duke i dhënë oksigjen dhe që ia zgjati jetën regjimit të korrupsionit  dhe kulmi arriti edhe me sulmin e dhunshëm për ta pushtuar Selinë e Partisë Demokratike.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post MANASTIRI I DEÇANIT, ASOCIACIONI SERB DHE DINARI KUNDËR KOSOVËS
Next post Vjosa Osmani përshëndet avancimin e statusit të Kosovës në AP të NATO-s