Opinion: Sa mirë do ishte sikur edhe Shqipëri të kishte një kryeministër si Kurti
Nga Skënder Sadri KAPITI
E di se në Shqipëri sot për sot shumë politikanë, media dhe pseudodiplomatë, fallcopatriotë e “analistë”do thonë se cfarë na thotë ky more.Por po them se po, duhet një si Albin Kurti për kryeministër në Shqipëri sepse Shqipëria ka problem jashtëzakonisht shqetësues e kërcënus krimin dhe korrupsionin, ka padrejtësinë, ka problem standarded demokratike elektorale; Shqipëria ka problem hajdutërinë institucionale, dhe jo vetëm politika por edhe akademia e shoqëria kanë pasur dhe akoma kanë mangësi e deficit të madh edhe në patriotizëm, gjë e cila vërehet edhe sot akoma.
Albin Kurti tashmë me shëmbullin e tij të mirëqeverisjes, të antikorrupsionit dhe të patriotizmit ka krijuar një edukatë, moral e kulturë politike patriotike dhe antikorrupsion që ka të bëjë me përgjegjegjmërinë dhe me shërbimin që duhet të ketë qeveria dhe kryeshtetari për publikun, shtetin dhe për interesin kombëtar përkundër përvojës e trashëgimisë së keqe të pushteteve dhe të politikës e të politikanëve shqiptarë të cilëve u ka interesuar më shumë interesi personal, interesi partiako-politik e ideologjik, ai nepotiko-krahinor si dhe korrupsioni dhe mosinteresi kombëtar.
Në antitezë me këtë trashëgimi politike negative është sot Albin Kurti, Kryeministri aktual i Kosovës, gjë e cila shihet me shqetësim dhe si kërcënim nga e gjithë politika e vjetër e tranzicionit në Shqipëri, e në vecanti nga kjo e qeverisë së sotme.
Ja pse mendoj kështu për KURTIN.
Shumica , për të mos thënë se të gjitha mediat në Shqipëri janë servile, të korruptuara dhe të shitura te paraja e politika. Mediat në Shqipëri fshehin realitetin dhe janë mercenare që nuk thonë por eklipsojnë realitetin , të renë dhe ndershmërinë e patriotizmin sepse vetë mediat , shumica e tyre nuk janë as të ndershme,as të moralshme, as joservile dhe as jo të pakorruptuara.
Unë si shkrimtar, si opininist e publicist shpreh këto konsideratas për Albin KURTIN nisuar nga realiteti i vërtetë dhe me fakte e argumente duke u nisur nga sinqeriteti , morali dhe nga arësyeja sa më e pastër. Mendoj duke parë, vlerësuar e krahasur të sotmen dhe tërë historikun e politikës shqiptare, vlerësoj se Kurti sot po bën atë se cfarë duhet të bëjë një kryeministër patriot, meritor dhe shërbëtor i kombit, pasi Kurti po bën sot të duhurën, po bën atë që duhet të bëjë një kryeministër, një kryeshërbëtor i kombit.
Mbështes Albinin sepse e di mirë historinë e Kosovës, luftën dhe sakrificat e saj mbinjerëzore për mbijetesë; sepse e di mirë se cfarë është Serbia kriminale dhe genocidiste; e mbështes sepse e vij nga një familje me tradita, edukatë dhe me kontribute reale kombëtare dhe jemi familjarisht të rritur e të edukuar me shqiptarizëm.
E mbështres Kurtin sepse gjithmonë familja ime ka te trasheguar kulturë dhe edukatë patriotike dhe gjithmonë kemi mbështetur cdo politikë e lëvizje patriotike e kombëtare për liri,pavarësi dhe Bashkim Kombëtar. Kurtin e mbështes sepse ai nuk toleron dhe nuk e përdor politikën dhe pushtetin për interes personal por për të mirën kombëtare. Ai po punon për demokracinë, shtetndertimin modern e ligjor, po lufton krimin dhe korrupsionin, po mbron shtetin, Kushtetutën dhe legjitimitetin shtetëror.
Prandaj nuk kanë pse habiten shumica dërrmuese e politikës, mediave dhe as opinioni publik dhe intelektual në Shqipëri se përse Kurtin e votojnë gjithmonë shqiptarët në Kosovë. Kurtin e votojnë në Kosovë sepse me Albin Kurtin është populli patriot dhe heroik i Kosovës; sepse te Kurti janë të mishëruara virtytet e personalitetit dhe dinjitetit human, kombëtar dhe të pastërtisë e përkushtimit moral e patriotik. Dhe prandaj jo vetëm në Kosovë por edhe të gjithë shqiptarët e tillë patriotë e kombëtarë sot kudo ndodhen, ata të tillët patriot e me shpirt të pastër shqiptari e mbështesin Albin KURTIN.
Populli i Kosovës është ndryshe nga ai në Shqipëri në lidhje me nacionalizmin. Shqiptarët e Shqipërisë nuk e dinë se cfarë krimesh dhe cfarë genocidi kanë ushtruar serbo-sllavët mbi shqiptarët e Kosovës sepse nuk e kanë pësuar prej tyre, por cudia është se edhe publiku e opinioni në Shqipëri as nuk e kanë mësuar dhe akoma nuk janë të intreresuar që ta mësojnë të vërtetën mbi shqiptarizmin dhe për Kosovën.
Populli i Kosovës e ka shumë thellë të rrënjësur ndjenjën e nacionalizmit dhe kombëtarizmit, dhe prandaj shqiptarët e Kosovës i shkojnë pas, e votojnë dhe e mbështesin atë individ dhe atë politikë që së pari është patriotike dhe kombëtare. Shqiptarët e Kosovës atë politikë që gjëndet brënda interesit kombëtar dhe që i shërben interesit të përgjithshëm.
Të vjen gërrdi e neveri kur dëgjon nga disa farë analistësh,opinionistësh, deputetësh dhe nga disa farë halabakë e pseudodiplomatë të Tiranës lloj-lloj brockullash e opinionesh injorante apo më sakt kur dëgjon prej tyre “mendime” që më shumë djallëzi e hipokrizi promovojnë agjenda kundër Kosovës, si dhe disa media e televizione në Shqipëri ofrojnë dhe mundësojnë që nëpër studiot e tyre të lehin edhe opinionistë e gazetarucë egoistë e serbofilë edhe nga Kosova.
Sot gjëndja është pothuajse si ajo e vitit 1913, ku nga njëra anë shqiptarët përballeshin me agresivitetin, krimet dhe genocidin sllavo-rus për asgjesimin e shqiptarëve në Ballkan, kur këta armiq të shqiptarëve kishin në krah dhe në mbështeje edhe Europën; dhe po sot kemi agresivitetin serb dhe të aleatëve të tij Rusinë dhe Kinën por edhe hipokriznë europiane kundër Kosovës për coptimin e saj.Në vënd që të gjithë shqiptarët sidomos politika gjithkombëtare sot të ishin të bashkuar në mbështetje të Kosovës, Tirana dhe kryeministri shqiptar janë në anën e gabuar dhe në dëm të Kosovës, dhe madje Tirana dhe kryeministri ka ndikuar që t’i ketë në këtë aventurë politike në interes vetëm të pushtetit të tij edhe politikën e politikanët dështakë të opozitës në Kosovë, por edhe ata në Mal të Zi e në Maqedoninë e Veriut, ata të cilët ishin pro projektit antishqiptar të Open Ballkanit.
Average Rating