Opinion: Zgjohuni, Basha nuk duhet lënë vetëm kundër establishmentit të vjetër korruptiv politik, mediatik, juridik e social
Nga Rinor SKËNDERI
Basha nuk duhet lënë vetëm kundër establishmetit te vjetër politik, mediatik e social sepse i gjithë establishmenti i vjetër politik, social, mediatik e korruptivo-oligarkik është kundër tij. Por me Bashën është e vërteta, e drejta, demokracia,progresi dhe SHBA-të. Ta mbështesim Bashën dhe të jemi me Bashën
Pse i gjithë establishmenti i vjetër politik është kundër Lukzim Bashës.Jo vetëm PD-së, por gjithë Shqipërisë i duhet Basha për ndëshkimin e establishmentit të politikë së vjetër
Ka 32 vite që në Shqipëri ciklohen dhe riciklohen, vijnë dhe ikin nga pushteti po të njëjtët individë që i parazgjedh dhe i paracakton establishmenti apo kryesia servile e ngushtë e rrethkryetarëve të partive politike: individë politikisht shterpë, injorantë, të korruptuar, të painteresuar për interesin publik dhe kombëtar; të cilët vjedhin vota, pasuri dhe bëjnë lloj-lloj matrapazllëqesh dhe akrobacirash thellësisht amorale politike; të cilët i kanë bërë prona të tyre partitë politike, shoqatat, politikën dhe mediat dhe që e kanë kapur shtetin, asfiksuar drejtësinë dhe e pengojnë dhe bllokojnë integrimin.
Kësaj elite politike shërbimin më të mirë ua ka bërë dhe ua bën media elitare servile dhe mercenare pranë tyre.
Qarkullimi i elitave politike vetëm si ndërrim i pushteteve në Shqipëri ka qenë vetëm zëvëndësim i keqqeverisjeve, krimit, korrupsionit, vjedhjes së parasë publike dhe që kanë prodhuar varfëri, papunësi, trafikim droge e qëniesh njerëzore dhe eksod.
Pra, pothuajse tërë elita politike paskomuniste në Shqipëri ka dështuar dhe prandaj ajo duhet ndëshkuar sepse ishte dhe vazhdon të jetë si trashëgimtare e ishkomunizmit dhe ishfunksionarëve të saj; si një brez i formësuar, si brezi i njeriut me botëkuptimin komunist; gjë e cila vazhdoi si një vazhdimësi fatkeqësie për kombin tonë, vazhdimësi e cila po fatkeqësisht edhe u pranua realisht edhe në demokraci edhe nga Perëndimi, Europa dhe SHBA.
Diktaturës komuniste në Shqipëri nuk iu bë asnjë lloj gjykimi dhe madje të paktën as ndonjë ndëshkim moral jo. Nuk kuptohet se përse Perëndimi i besoi për kaq vite qeverisjen e demokracisë në Shqipëri ishkomunistëve dhe nuk këmbënguli as për lustracionin dhe as për ndëshkimin e krimeve të Komunizmit, as për dekomunistifikimin e Shqipërisë? Përse?
Me shumë vonesë BE dhe SHBA, pasi u bindën për gabimin e tyre: për toleranncën dhe me rolin prej sehirxhiut, por edhe pse e përkrahën elitën politike shqiptare ishkomuniste, të kriminalizuar, antidemokratike, antikombëtare, të korruptuar dhe kundërintegraliste. Ato, pra SHBA dhe BE, ia imponuan më në fund elitës politike shqiptare pas 25 vitesh që nga vetshëmbia e komunizmit, që të miratojnë pavarësisht se me shumë vonesë Reformën në Drejtësi kundër vullnetit të saj, Reforma e cila u realizuan apo u miratuan në letër tani, pas 25 vitesh; vonesë e cila u ka kushtuar shumë shtrenjtë shqiptarëve dhe ndoshta do ta pësojnë edhe për shumë kohë.
Kjo shumicë politikanësh shqiptarë dhe mediatikesh e intelektualësh servile prane tyre të cilët e dëshirojnë gjithnjë status-quonë dhe vazhdimësinë e tyre në përjetësi në pushtet dhe në politikë, këta po bëjnë masksimumin për të penguar zgjedhjen e Bashës për kryetar të Partisë Demokratike, gjë e cila ata i ka tmerruar pasi Basha ka alternativën dhe programin për të ndarë jo vetëm PD-në por tërë Shqipërinë për ta nxjerrë nga bataku i korrupsionit dhe tranzicionit ku e ka zhytur establishmenti i politikëS së së vjetër, sic Basha e quan atë saktësisht “Trekëndëshi i Bermudës”.
Dhe prandaj prej dy vitesh ky establishment ka bërë gjithcka kundër Bashës, jo vetëm pushteti korruptiv e i kriminalizuar por edhe Foltorja , streha dhe avokatura kundër SHBA, kundër sanksineve amerikane “non grata” dhe kundër Lulzim Bashës.
Beteja kundër establishmentit të politiës së vjetër dhe kundër sistemit të korrupsionit fillon brënda Partisë Dmokratike me zgjedhjen e kryetarit të saj me 29 Korrik 2023, pra ndëshkimi i establishmentit politik fillon me ndeshkimin e elitës së vjetër politike në PD, gjë që me Bashën kishte filluar më heret, dhe zgjedhja demokratike që do behet për kryetar të PD-së, pastaj do i hapë rrugën demokratizimit dhe ndëshkimit të politikës së vjetër ,korrupsiont ,papërgjegjshmërisë dhe haJdutërisë së pushtetit të Edi Ramës.
Pothuajse e gjithë sfera politike, mediatike, oligarko-korruptive dhe pjesa më e madhe intelektuale janë kapur nga establishmentii politik i vjetër, që do të thotë se të gjitha elitat e cdo lloji paskan nevojë për një zgjim nga letargjia e rehatisë monotone materialiste; paskan nevojë për një shkundje dhe për një reformim të tyre, pasi qënkan mbrapa mëncurimit, talentit, gjykimit e vlerësimit popullor për demokracinë, lirinë, ndryshimin, për politikën, për patriotizmin dhe për korrupsionin.
Dhe pra , prandaj Basha po përballet me një kualicion, me kualicionin e së keqes.
Këto elita, pra e kanë humbur ndjesinë humane dhe se ato janë të shkëputura nga problematikat sociale të shoqërisë, ndaj atyre shtresave të harruara, të cilët paguajnë taksa për punën dhe për paratë që ata i fitojnë me punë; prej parasë të të cilëve mbahen shteti, politika dhe pushteti.
Pyesim, pse pra gjithë ky “komplot” anti-Basha?
Dhe pse mos ta besojmë se ky reagim dhe kjo propagandë e egër antiBasha që vjen prej korrupsionit jo vetëm të elitave politike por edhe të atij financiar, atij intelektual dhe te atij oligarkik e mediatik.
Demokracia shqiptare pengon dhe përjashton lirinë politike; e izolon nga aktiviteti politik talentin, dhuntinë, ndershmerinë, profesionalizmin dhe patriotizmin si dhe nuk i krijon shansin dhe mundësinë e realizimit të potencialeve të tilla as në sferat e tjera të biznesit, të intelektualizmit, në administratën publike dhe shtetërore.
Pra, demokracia në Shqipëri vuan nga mungesa e demokracititetit; nuk është akoma demokraci e lirë, as moderne dhe me standartet e vlerat e duhura të saj, dhe më kryesore është ajo se politikanët shqiptarë nuk janë aspak të përgjegjshëm dhe as patriotë.
Demokracia, patriotizmi dhe liria politike në Shqipëri janë sfiduar nga krimi, padrejtësia, tradhëtia, paaftësia, nepotizmi, klientelizmi, papërgjegjshmëria dhe nga korrupsioni.
Një specifikë tjetër e demokracisë shqiptare është ajo se: akoma demokracia në Shqipëri persekuton desidencën antikomuniste, nuk ja ka kthyer asaj të drejtat morale dhe pronësore, nuk e ka kompensuar atë për sakrificat dhe vuajtjet prej ishregjimit; dhe si më kryesore desidenca vazhdon të persekutohet akoma prej faktit se politika apo elita politike e paskomunizmit si trashëgimtare e përvojës dhe madje edhe biologjike e ishnomenklaturës së komunizmit e ka penguar aktivizimin dhe integrimin politik, pra, ja ka mohuar lirinë politike shtresës së të përsekutuarve dhe të nacional-patriotizmit shqiptar.
Kjo tregon se demokracisë në Shqipëri i mungon liria, dhe demokracia pa liri nuk është demokraci.
Pra, vetë Shqipëria e vogël dhe e varfër është shëmbulli më i mirë i dështimit të të gjitha elitave politike, intelektuale, mediatike, të shoqërisë civile etj., por edhe si një pasqyrë që reflekton edhe atë të kalbëzimit të elitave politike e qeverisëse dhe e korrupsionit. Dhe për ta nxjerrë Shqipërinë nga ky batak , Basha ka mbështetjen edhe të SHBA-ve , edhe të BE-së, për ta ndihmuar dhe nxjerrë Shqipërinë nga ky batak korrupsioni, krimi e padrejtësie ku e ka zhytur Shqipërinë vetë elita politike shqiptare.
Average Rating