Partia Demokratike, Basha   dhe disa pyetje për disa deputetë te PD-së

Read Time:3 Minute, 37 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Disa pyetje për disa deputetë te Partisë Demokratike, të cilët kërkojnë “bashkimin” e PD-së dhe po per keta  deputetë të cilët donin t’ia impononin strukturave të PD-së vullnetin e tyre për zgjedhjen e Kryetarit të Partisë Demokratike.

Ju, pra, disa prej jush  thoni që të bashkohet dy pjesët e PD, kur ajo që duhet thënë është kjo: duhet të bashkohen demokratët te PD, sepse ka vetëm një PD, është ajo ligjorja, demokratike, proSHBA  dhe proatlantike. “Bashkimin” të cilin kërkoni ju me  mënyrën djallëzore tuaj ,kjo është fasadë mashtrimi që ka si qëllim asimilimin, gëllitjen e PD-së nga Foltorja.

Foltorja nuk është PD, përderisa është jashtëinstitucionale dhe  nuk e njohin as  ligji dhe as nderkombëtarëet dhe vepron nën hijen e socialistëve të LSI.Foltorja doli si reaksion antiSHBA e antiBasha, dhe prandaj nuk ke cfarë të pyesësh e as cfarë t’u refershesh atyre deputetëve  që  janë në krye të foltores.

 Këtë e dini besoj ju deputetët demokratë qe po u drejtohem apo, jo.

Ju deputetë të cilët kërkoni  sot “bashkimin” , kur ju  nuk jeni dukur gjallë politikisht prej dy vitesh, nuk keni takuar antarët e PD-së, dhe madje e braktisët PD-në edhe në zgjedhjet vendore te pjesshme të vitit 2022 por edhe në ato të 14 Majit të vitit 2023.

Ju i latë vetëm në betejën për mbijetesë të Partisë Demokratike Alibeajn, Bejkon e disa të tjerë si dhe i braktisët kryetarët dhe strukturat e degëve të Partisë Demokratike.

Dhe pikërisht, juve tani doni t’u jipni mend, por më shumë doni t’u impononi vullnetin dhe interesat tuaja personale  strukturave dhe antarësisë së PD-së për mënyrën se si të zgjidhet kryeari i Partisë Demoktratike, ju që në fakt jeni tërësisht të shkëputur nga jeta politike, nga antarësia e PD-së.

Ju po silleni ndaj Partisë Demokratike njëlloj si Foltorja e cila veproi kundër statutit  dhe ligjit për të kapur e asgjësuar Partinë Demokratike institucionale, ose me qëndrimet tuaja duke thënë të bashkohen dy pjesë të PD-së, kur ka vetëm një PD, kjo nuk kuptohet ndryshe përvec asaj se ju i shërbeni kapitullimit dhe asimilimit të PD-së nga Foltorja.Ju me hipokrizi thoni po ato që thotë e kërkon kryetari i Foltores i cili thotë: të bashkohemi por pa Bashën dhe Alibeajn, gjë që thotë se ju jeni me  të , por veproni si kuaj të Trojës brënda PD-së. Disa prej jush thoni që  kryetari Foltores  të japë dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike  që edhe këtë  e thoni me hipokrizi, sepse ai nuk ka për cfarë të dorëhiqet kur ai nuk është as kryetar dhe as antar i Partisë Demokratike.

Tani kur Basha po bën takime me të rinjtë me ftesë të tyre, juve u kapi paniku njëlloj sikurse “Trekëndëshin e Bermudës”, pra kthimi i Bashës,  pse po ju frikëson?

Demokratët dhe strukturat  Partisë Demokratike janë shumë përpara jush, sepse ata janë ata të cilët qëndruan fort kundër të gjitha shantazheve,kërcënimeve, presioneve dhe manipulimeve të korrupsioni,non gratave dhe të politikës së vjetër,dhe falë qëndresës së tyre  Partia Demokratike arriti të mbijetojë.Ju deputetë të cilëve po u drejtohen , tani disa pyetje të thjeshta:

A jeni me Bashën , Alibeajn, Bejkon dhe me PD-në ,por a jeni edhe me veten tuaj së pari për ato se cfarë dikur artikuloheshit e dukeshit si pro SHBA-ve, pro sanksioneve amerikane për personat me rekorde korrupsioni?

A jeni për një Parti Demokratike e cila mbështet Vetting-un e drejtësisë dhe Vetting-un politik?

A jeni për daljen e Shqipërisë nga tranzicioni?

A jeni për PD-në që mbështesin SHBA-të?

A jeni për dekomunistifikimin dhe për cmontimin e sistemit të korrupsionit të “Trekëndëshit të Bermudës?

A jeni për hapjen e Partisë Demokratike dhe të sistemit zgjedhor me lista të hapura?

Dhe meqenëse për këto janë, dhe këto i kërkojnë antarësia,strukturat e PD-së dhe sidomos të rinjtë në takimet e tyre me Bashën, kur  Basha këto i ka si program, apo jeni kundër Bashës sepse ju as që jeni dukur gjekundi pranë struktrurave dhe bazës së Partisë Demokratike, dhe, ndoshta qëllimisht, stretegjikisht, djallëzish  e tinëzisht u  keni shërbyer atyre që duan ta asimilojnë PD-në? 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Christopher Hill: Kemi probleme me kryeministrin Kurti
Next post James Rubin: Në Serbi ende transmetojnë ‘RT’ dhe ‘Sputnik’