Pas  zgjedhjeve fillon e  shembet Diktatura e Korrupsionit. 14 Maji 2023, beteja  e fundit  mes “non grata”-ve

Read Time:2 Minute, 59 Second

Nga Skënder KAPITI

14 Maji 2023, beteja  e fundit  mes “non grata”-ve të politikës së vjetër.

Non grata do të thotë person i padëshiruar , dhe a nuk janë jo vetëm të padëshiruar por edhe të urryer të gjitha ata politikanë e shtetarë shqiptarë prej të cilëve shqitarëve u kanë ardhur gjithë këto të këqija gjatë këtij tranzicioni dhe që janë të ekspozuar edhe sot  akoma në politikë e pushtet.

Termin diktaturë të korrupsionit në këtë shkrim e përdor në kuptimin e asaj  se gjithë politikën dhe institucionet në Shqipëri në këto vite tranzicion i ka diktuar dhe vënë në funksionim korrupsioni, fuqia e të cilit  ka qeverisur e sunduar  gjithcka ne Shqipëri

SHBA, shteti tempull i demokracisë për të ndihmur luftën në shkallë globale kundër korrupsionit  ato shpallin individët VIP të politikës të vëndeve të tjera persona “non grata”. Pra, Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur “non grata” ish-zyrtarë dhe zyrtarë të lartë, në mbarë botën për shkak të korrupsionit. SHBA nuk ka shpallur persona “non grata” për shkak të korrupsionit vetëm në Shqipëri, pra jo vetëm Sali Bershën të cilin në fushatën e tij antiSHBA po e mbështet foltorja dhe LSI e që kanë dalë së bashku në zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Shqiptarët duke qenë se janë shteti më proamerikan në botë për faktin se SHBA-të janë aleati strategjik dhe jetik i shqiptarëve dhe Shqipërisë, dhe prandaj shqiptarët duhet t’u janë mirënjohës SHBA-ve edhe për kontributin e jashtëzakonshëm të tyre në shtetndërtimi modern e ligjor si në ndihmen vendimtare në miratimin e Vetting-ut ashtu edhe në shpalljen “non grata” për korrupsion të lartë shtetëror të individëve të ndryshëm pavarësisht se cilës politike e partie politike ata i përkasin.

Të gjithë shqiptarët  dhe jo vetëm ata, por edhe ndërkombëtarët e dinë tashmë se cfarë pasojash të rënda i ka shkaktuar Shqipërisë dhe shqiptarëve korrupsioni në këto vite tranzicion.

Tani më në fund kjo politikë që e ka mbajtur peng, në moszhvillim e në prapambetje Shqipërinë është ekpozuar dhe konsumuar tërësisht, pasi realisht kjo politika e vjetër që Basha e ka quajtur me të drejtë “Trekëndëshi i Bermudës”, kjo politikë ka instaluar në  Shqipëri   “Diktaturën e Korrupsionit”, diktaturë e cila do konsumohet e degradohet përfundimisht në këtë muaj të fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të 14 Majit 2023  dhe që do të shembet pas kësaj date.

Pra, kjo diktaturë korrupsioni pashmangshmërisht do të cmontohet, dhe këtë si mision e ka marrë përsipër Basha dhe Elita e Re Politike e Partisë Demokratike.

Mirëpo kjo elitë e re duhet të dalë me guxim kundër foltores dhe atyre të cilët shpifin e fyejnë Bashën, Alibeajn, Bejkon deri sa at ate foltores  kane dale ashpër edhe kundër ambasadores amerikane. Pse keni frikë kur me PD zyrtare janë SHBA dhe BE.

Ju që jeni në krye të listave për antarë të këshillave bashkiake pse nuk dukeni gjëkundi, apo ju paskeni dashur vetëm një vënd të sigurtë në listë sa për një karrige në kuvendin bashkiak. Po ju deputetë të PD  ku jeni ,cfarë po prisni më?

Diktatura e korrupsionit nuk bie vetë,por duhet angazhim dhe guxim.

Ju kandidatët për kryetar bashkish që jeni në aleancë me LSI-në ,pra të primareve të foltores para se të kërkoni votat nga demoktratët e Partisë Demokratike institucionale duhet të distancoheni publikisht nga fyerjet e sulmet që bëjnë foltorja  kundër  SHBA,  Bashës e Alibeajt si dhe duhet të bëni thirrje për të votuar kandidatët qe janë me siglën e Partisë Demokratike.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post <strong>AUTORJA DRITA NIKOLIQI BINAJ KA ARRITUR TË KRIJON ARTIKULLIMIN E DUHUR POETIK, VËREHET MË TEPËR NDIKIMI I POEZISË NGA DASHURIA PËR VENDIN, PËR NJERIUN, PËR LUFTËTARIN…</strong>
Next post <strong>Qytetarët durrsakë do votojnë Igli Carën</strong>