Për demokratët: PD e Shqipërisë ka probleme me të vërtetën 

Read Time:4 Minute, 27 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Armiku më i madh i të vërtetës është egoizmi, injoranca, servilizmi dhe korrupsioni.

Kjo vlen sidomos edhe për të vërtetën demokratike.

Demokratët duhet të gjejnë të vërtetën, dhe nëse e dinë se cila është e vërteta nuk kanë pse demokratët të mbeten peng e mashtrimeve e të gënjeshtrave të elitës së vjetër politike të Partisë Demokratike dhe as e së shkuarës, as e servilizmit dhe as e korrupsionit.

Kur flas për Partinë Demokratike kam parasysh të gjithën, jo për ato grupet e interesit  apo  parcialet e coptuara herë në dy e herë në tri pjesë, apo edhe më shumë pjesë, dhe e kam fjalën edhe për ata të dëbuarit dhe për ata të cilëve u është imponuar largimi nga PD, atyre që iu është shkatërruar  karriera politike si dhe atyre të desidencës antikomuniste të cilëve  nuk iu lejua integrimi politik në PD nga ishkomunistët dhe ishsigurimsat e shtetit të cilët e uzurpuan, e kapën dhe e privatizuan Partinë Demokratike për interesa personale, familiare e klanore.

Gjëndja se përse PD mbërriti kështu është si rezultat i asaj se PD ka pasur gjithmonë probleme me të vërtetat.

Si e “vërtetë” në PD ka qenë ajo që i intersonte  vetëm interesit të lidershipit të saj, sipas asaj se: cfarë don dhe si don kryetari duhet të bëjë dhe të sakrifikojë edhe partia.

Partia Demokratike gjithmonë ka pasur probleme me të vërtetën, me të shkuarën, me atë të trashëgimisë komuniste, me servilizmin, me korrupsionin, me drejtësinë, me nepotizmin dhe për pasojë  ishin të pashmangshme mashtrimet, manipulimet, autokracia dhe shtypja e përjashtimi i personalitetit, meritokracisë  dhe  e mendimit ndryshe.

PD  ka pasur problem me seriozitetin dhe me besnikërinë edhe ndaj aleatëve të mëdhej të shqiptarëve, me SHBA-të.

Ka pasur problem edhe me atë se cfarë ajo  deklarohej si parti e djathtë e proeuroatlantike  kundrejt asaj se cfarë ajo realisht ka paraqitur dhe zbatuar në praktikë si pragmatizëm e veprim konkret gjithmonë por sidomos edhe këto 2-3 vitet e fundit (2021-2023)pas shpalljes non grata nga SHBA të ishkryetarit të saj.

PD ka pasur gjithmonë si problem të asaj se cfarë është interesi publik në raport me   interesat e lidershipit dhe të  grupeve të interesit brënda PD-së. PD ka pasur  probleme me këto të vërteta,edhe të asaj se  që e vetmja “garë” politike  brënda PD-së ishte ajo e karrierës së realizuar sipas meritës dhe arritjes  së shkallës së servilizmit e të spiunllëkut për njëri-tjetrin te Kryetarii Partisë Demokratike.

Nuk mund të justifikohet gjëndja e PD-së sot me fantazira, akuza të ndërsjellta e me lloj-lloj alibirash për të gjetur se kush është fajtori.

Faji nuk është  vetëm i njërit, por faji është i shumë individëve servilë e të korruptuar që   zhurmojnë bajatshëm, mërzitshëm  shterpshëm  sa andej e këtej dhe po  të cilët janë ata që e kanë shfrytëzuar dhe që e  shfrytëzojnë PD-në vetëm për interesa pesonale, por edhe që janë bërë të neveritshëm edhe me dukjet publike të tyre vetëm sa shërbejnë si material për mediat pasi ato nuk kanë se me cfarë të merren tjetër, por dëgjojnë dhe japin telenovelat e “aktrimet” e gërrditshme të shumë deputetëve politikisht amorfë  të PD-së.

Të gjitha grupet e fraksionet dhe me pak përjashtime pothuajse të gjithë deputetët aktualë të Partisë Demokratikë  vetëm sa zhurmojnë sepse  kanë vetëm një synim, atë të sigurimit të një mandati deputeti me pa meritë sikurse edhe që e kanë me po pa meritë edhe mandatin e sotëm si deputet në parlament, dhe ata e kanë  vetëm merakun për mandatin e deputetit, dhe mjaftohen me kaq.

Atyre  as që   u intereson pushteti dhe përgjegjshmëria publike, se a fiton përsëri Partia Socialiste apo jo, dhe nuk u interesojnë as  të vërtetat se pse PD e Shqipërisë është në këtë gjëndje; nuk shqetësohen as për  trashëgiminë komuniste, autokracinë, as për Vetting- un politik as për luftën reale kundër krimit e korrupsionit, dhe nuk u bën përshtypje  as dy e shumëfytyrësia e tyre, as  servilizmi dhe as humbja e besimit  jo vetëm te publiku por edhe te  antarësia e PD-së. Prandaj problemet në Partinë Dmokratike janë të thella  dhe janë së pari probleme parimore por kryesisht janë probleme me të vërtetën.  

Problem për Partinë Demokratike nuk duhet të ishte non grata dhe beteja për t’a shpëtuar non gratën e shpallur nga SHBA. E vërteta dhe shpëtimtari i saj nuk është vetëm Berisha, por ai realisht është  pengesa. Ai i përket të së shkuarës  ashtu sikurse që me të shkuarën kanë shkuar politikisht p.sh.edhe Aleksadër Meksi, Skënder Gjinushi, Fatos Nano, Neritan Ceka, Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu, Gramoz Ruci, Namik Dokle  dhe që duhet të shkojnë edhe kryetarët e partive fantazma si Agron Duke, Fatmir Mediu, Nard Ndoka etj.

Me të vjetrën duhet të shkojë e të ndëshkohet korrupsioni si dhe të shkojë edhe tranzicioni.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post <strong><u>Neutraliteti dyqindvjeçar i Mbretërisë Suedeze mori fund</u></strong>
Next post O’Brien: Vuçiq e di se përdorimi i forcës kundër Kosovës do të ishte i papranueshëm