Poezi për Adem Jasharin
I ke fal kaq shumë dashni
kësaj toke qe t’ka rrit
Që dhe ujin ja ke pi
dhe me gjak e ke vadit!
I ke dhanë të tonve shpresë
për të gjithë ke qen motiv
Tuj knu kangën besa-besë
me nder shkove në amshim
Gjithë prej ty kanë mar mësim
se qysh mbrohet pragu i shpis
për jetë e mot do t’jesh frymëzim
emni yt i gdhendur është në artarin e lirisë
Su tërhoqe e su zbrapse
se i madh isht ideali
nuk deshte më shumë se paqe
se s’jeton n’robri shqiptari
Botës mbarë ti i kallxove
që je për paqë dhe dinjitet
i përjetshëm qoftë kujtimi
fryma jote ka ba shtet!
L.Asllani
6 mars, 2023

Më shumë storie
Krenaria dardane
Nga Skënder Sadri KAPITI Ëshë krenari të jesh dardanQë për mikun ka bujarinë,Për atdheun trimërinë,Për nder besën e burrërinëQë jep...
Kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Ibrahim Skenderit
(Kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Ibrahim Skenderit), poet, shkrimtar dhe dramaturg) I DASHTUN AXHA IBRAHIM Du me t'u diftue si...
Mal Berisha Jeta e nje ambasadori
Mal Berisha Herman Bernstein Tiranё Edualba 2017 Gjatё panairit tё librit 2025 nё Tiranё, m’u dha rasti ta takoja autorin...
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Sot është Dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 117 vjet më parë në Kongresin e Manastirit. Kjo festë...
Kali qifteli, dredha e djallit dhe lotët e nënës shqiptare
Nue Oroshi Në traditën tonë shqiptare shpeshherë është folur për kalin qifteli. Kali qifteli gjithmonë është munduar që tërë paraditën...
Je urdhëruar që të duash prindërit
Nga Skënder Sadri KAPITI Njeriu duhet të falenderojë dhe adhurojë Zotin, njeriu duhet ruajë Fenë dhe Edukatën Hyjnore. Njeriu duhet...

Average Rating