EDHE TITO ISHTE I NJOFTUAR ME ÇËSHTJEN E PRESHEVËS, ME 1944

Read Time:1 Minute, 58 Second

/Me rastin e bisedimeve Kosovë-Serbi dhe kërkesën e popullatës shqiptare që Lugina e Preshevës t’i bashkangjitet Kosovës/

Shkruan : Xhemaledin SALIHU, profesor

Në librin e Millovan Glishiqit: Dosije mbi Blagoje Neshkoviqin, kontribut për biografi, Beograd, 2011, për të cilën libër kam shkruar edhe punimin tim: Blagoje Neshkoviqi vendosi fatin e Kosovës dhe të Luginës së Preshevës
Blagoje Neshkoviqi, atëherë ishte sekretar I KQ të PK të Serbise dhe njëkohësisht më 1945 u zgjodh kryetar i Qeverisë serbe.
Blagoje Neshkoviqi, në detyrën e tij partiake, më 1944 qëndroi në Serbinë e Jugut me udhëheqsinë maqedonase shtroi edhe çështjen e caktimit të kufirit territorial me republikën e ardhshme Maqedoninë.
KQ i LK të Maqedonisë u ankua në KQ të Pk të Jugosllavisë, me një letër dërguar më 26 gusht 1944, në të cilën thuhet: “KQ i PK të Serbisë kërkon Preshevën nën udhëheqjen e saj, a duhet të jetë nën udhëheqjen tonë, sepse DERI MË TASH ISHTE E JONA dhe se ekonomikisht gravitonte në jug” libri i lartëpërmendur, f.68.
Menjëherë, ditën tjetër, më 27 gusht 1944, Tito iu përgjegj: “Tashti me rëndësi të largohen Bullgarët, Gjermanët dhe tradhtarët e vendit, se sat ë trajtohet çështja e Preshevës” f.68.
Ndërsa Blagoje Neshkoviqi u deklarua më 30 gusht 1994, në radiogramën e KQ të PK të Serbisë: “Për shka se Kosovë e Metohia/ Kosova-autori/formon shtabin operativ në kuadër të Shtabit kryesor të LNÇ të Serbisë, mendoj se duhet të ndërpritet edhe biseda lidhur më çështjen e Preshevës.” F.68
Kështu rezonon Blagoje Neshkoviqi, I cili thotë se nëse shtabi kryesor i Kosovës është në kuadër të Serbisë, pse atëherë edhe Presheva most ë jetë në kuadër të Serbisë, ka parasysh strukturën nacionale shqiptare të dy viseve.
Poashtu kundërshton që Prohor Pçinja t’i takoj Maqedonisë, duke e mbështetur në ate se aty jeton vetëm popullatë serbe.
Pastaj vazhdon Blagoje Neshkoviqi se KQ I PK të Serbisë nuk do të lejoj biseda për kufirin me Maqedoninë, se Presheva dhe Prohor Pçinja i takon Serbisë dhe se me rëndësi është se Maqedonët u ngritën në luftë, ndërsa me të tjerët që nuk morën pjesë në Luftën e Dytë Botërore lehtë do t’ia bëjnë. Pra, sipas tij lehtë e kanë,sepse nuk do të lejojne kurrfarë biseda për vijën kufitare më Maqedoninë dhe se Balgoje Neshkoviqi VENDOSI MBI FATIN E KOSOVËS DHE LUGINËS SË PRESHEVËS.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Poezi për Adem Jasharin
Next post Aubrey Herbert – <strong>Miku mё i madh i shqiptarёve</strong>