Shqiptarët do e realizojnë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, Vendimin e Kuvëndit të Vlorës dhe Veprën e Luftës së UÇK-së
Nga Skënder Sadri KAPITI

Historia moderne e Shqipërisë është ajo e viteve 1878 e deri më sot e cila ka të hipotekuar ngjarjet më të mëdha historike, patriotike me rëndësi jetike që mundësuan mbijetesën e kombit shqiptar. Kjo pasi gjatë kësaj periudhe shqiptarët janë përballur jo me një armik, por me shumë e shumë armiq të egër barbarë, genocidistë dhe me kryqtarë e kryqzatat antishqiptare sllavo-helenike të mbështëtura e të përkrahura nga e Europa për asimilimin dhe asgjësimin e kombit shqiptar, më keq se sa që janë përballur edhe në Mesjetë kur shqiptarët ishin para rrezikut të asimilimit sllav, grek dhe atij latin.
Triumfi i kombit shqiptar do vijë pashmangshëm si realizim i përpjekjeve të rilindasve të mëdhenj të letrave dhe të shkollës shqipe si Naim Frashëri, Sami Frashëri, Asdreni, Papa Kristo Negovani, Dora d’Istria, motrave Qiriazi, Faik Konica, Fan Noli, Kristoforidhi, Aristidh Kola dhe të kontributit të mërgates shqiptare në Rumani e Bullgari. Triumfi Kombit, Bashkimi Kombëtar do vijë si realizim i ngjarjeve më të mëdha gjithkombëtare shqiptare, si realizim i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të Sylejman Vokshit, Abdyl Frashërit, Ymer Prizrenit; si realizim i Vendimit Historik të Kuvëndit të Vlorës së Ismail Qemalit me 28 Nëntor 1912 kur baballarët e Kombit shpallën Pavarësinë; Triumfi i Kombit do vijë si realizim i i asaj vepre të madhe vendimtare të Pavarësisë Shqipërisë , të kryengritjeve të mëdha të Kosovës për liri e pavarësi kombëtare; të luftrave të Azem Galicës dhe cetës së tij, si realizim i asaj sacrifice të jashtezakonshme të veprimtarisë së Patriotit të madh Hasan Prishtina, Elez Isufi, Bedri Pejani , Mehmet Gradica , Shaban Polluzha etj.,dhe si realizim i përpjekjeve të mëdha të patriotëve të mëdhenj që krijuan Komitetin “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” themeluar nga figurat më të shquara atdhetare si:Bajram Curri, Hoxha Kadri Prishtina, Hasan Prishtina, Hasan Prishtina, Sali Nivica, Bedri Pejani, Hafiz Ismet Dibra etj., për mbrojtjen e shtetit të pavarur shqiptar, për demokratizimin e tij, për çlirimin e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare të Jugosllavisë, që ishin të shkëputura padrejtësisht më 1913 dhe për bashkimin e tyre me Shqipërinë
Triumfi i Kombit do vijë si realizim i Luftës së madhe gjithëkombëtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e Komandantit Legjendar Adem Jashari për Bashkimin e trojeve shqiptare. Këto janë ngjarjet më të mëdha historiko- kombëtare shqiptare. Këto janë ngjarjet kulmore patriotike të sakrificave më të mëdha në historinë gjithkombëtare shqiptare; janë ngjarje politike, diplomatike, strategjike dhe sidomos luftarake për shtetin dhe pavarësinë e të gjitha trojeve shqiptare, për mbrojtjen e tyre nga coptimi mes Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë e Greqisë me ndihmën dhe mbështetjen e fuqive të mëdha të Europës franko-latine, britanike dhe sllavo-ruse.

Average Rating