Disa këshilla për drejtuesit e protestave patriotike rinore e qytetare

Read Time:3 Minute, 7 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Rinia patriotike gjithshqiptare që po protestoni prej më shmë se dy muaj, mos lejoni që sakrificën tuaj , rezistencën ,patriotizmin  tuaj , misionin historik tuaj dhe mbështetjen kombëtare tuaj t’ua rrëmbejnë të tjerët , sidomos ata që publiku e kombi pret që të ndëshkohen si të  korruptuar, keqbërës ,hajdutë e tradhëtare!

Jam mbështetës dhe përkrahës i këtyre protestave rinore e qytetare që në ditën e parë të tyre, protesta te cilat i kam quajtur protesta për ‘Triumfin e Kombit”.

Kauzat e këtyre protestave i kam promovuar në dy librat e mi me titull “Triumfi i Kombit” dhe “Pesë letra drejtuar Kombit”para 15 vitesh. Në ato libra kam paralajmëruar se në Shqipëri do të vijë pashmangshmërisht një Lëvizje patriotike rinore , e elites qytetare dhe e intelektualëve të mirëfilltë për të ndëshkuar politikën e tranzicionit në Shqipëri.

Aty kam shkruar një kapitull me titull:“Nacionalizmi dhe demokracia dy virtytet që i mungojnë politikës shqiptare”.

Këtë levizje patriotike rinore dhe qytetare unë e kam paralajmëruar me kohë se do vijë si një  LËVIZJE  “ANTIPOLITIKË”, PËR NDËSHKIMIN E POLITIKËS SË TRANZICIONIT , TË KËSAJ  POLITIKE POPULLMASHTRUESE ANTIREPUBLIKANE, DHE SI NJË POLITIKË QË SUNDOHET NGA TRADHTARËT DHE KEQBËRËSIT  PUBLIK E KOMBËTAR , POLITIKË E CILA KA ZËVËNDËSUAR REGJIMIN ANTIHUAN  KOMUNIST ME NJË REGJIM HAJNIJE E KORRUPSIONI.

Tranzicioni paskomunist në Shqipëri nuk erdhi si rezultat i ndonjë revolucioni demokratik , por erdhi sipas projektit neokomunisto-kapitalist të projektit “KATOVICA” të ish liderit komunist të Bashkimit Sovjetik Mihail Gorbacov, këtij projekti i cili kishte strategjinë që demokracinë, partitë politike, ekonominë  pushtetin, shtetin , drejtësinë dhe tërë sistemin t’a kishin pronë të tyre komunistët që do të konvertoheshin në demokratë, dhe të gjitha pasuritë shtetërore e kombëtare do t’i nxirrnin në ankand e shitje dhe t’i privatizonin kapitalistët ishkomunistë.

Këtë projekt e kanë zbatuar më së miri Partia Demokratike, Partia Socialiste dhe të gjitha partitë politike e shoqatat satelite rreth tyre.Nuk po zgjatem më shumë por po i këshiloj drejtuesit dhe organizatorët e këtyre protestive se:

1- Nga këto protesta kombëtare me rëndësi historike të dalë një forcë politike që të konkurojë për të marrë pushtetin, sepse dy partitë kryesore politike tashmë janë konsumuar e dalë boje  dhe nuk kanë se cfarë të japin më, sepse vetëm të këqija u kanë sjellë Shqipërisë e shqiptarëve

2- Në asnjë mënyrë të mos lejojnë por të jenë vigjilent që drejtimi politikës së re të dalë nga këto protesta të mos bjerë në dorë  të politikës e të politikanëve të vjetër të tranzicionit.

3-Nuk duhet lejuar  që në drejtimin e një politike të re të dalë nga kjo levizje, nuk duhet  të jetë asnjë deputet, ministër, administrator i lartë, gjyqtar, asnjë prokuror i këtij tranzicioni.Nuk duhet toleruar dhe as lejuar që në këtë levizje t’i mundësohet karrierë politike indvidëve intelektualë, profesionistë dhe biznesmenë e mediatikë  me rekorde kriminale korrupsioni. Duhet Veting politik.

4-Kjo politikë  duhet të afrojë dhe t’u mundësojë aktivizimin në politikë individëve patriotë të vërtetë, atyre me trashëgimi e fisnikëri patriotike dhe me kontribute kombëtare dhe jo atyre që nuk kanë as ndjesi, as trashëgimi dhe as kulturë dhe edukatë patriotike, të cilët vetëm sa sakrifikojnë dhe bëjnë pazare e tradheti ndaj interesave kombëtare.

5- Duhet pra që për herë të parë në historinë e Shqipërisë të vijë në pushtet një politike e progresit demokratik por që në radhë të parë të jetë patriotike, një pollitikë në krye të së cilës të jenë  meritorët, profesionistët  dhe intelektualët e mirëfilltë: përgjegjës, shërbëtorë publik  dhe llogaridhënës para demokracisë, ligjit dhe kombit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post <strong>Shqiptarët do e realizojnë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, Vendimin e Kuvëndit të  Vlorës dhe Veprën e Luftës së UÇK-së</strong>
Next post Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për vazhdimin e seancës konstituive të shtunën, më 8 gusht, në orën 11:00