Prishtinë: Një muaj paraburgim serbëve që dyshohet se dogjën për së gjalli shqiptarë

Read Time:1 Minute, 26 Second

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji pesë serbëve nga rajoni i Gjilanit të cilët dyshohet se 25 vjet më parë kryen krime lufte ndaj shqiptarëve, përfshirë djegien e civilëve për së gjalli. Pesë serbët e arrestuar janë D.C, D.N, M.S, N.S dhe S.J.

Në arsyetimin e Gjykatës thuhet se, po të liheshin për t’u mbrojtur në liri, mund të iknin në Serbi.

“Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse nëse të pandehurit lihen në liri, paraqet rrezik që të njëjtit të ikin dhe të shmangen nga procedura penale, pasi janë shtetas të Republikës së Serbisë dhe mund të jenë të pakapshëm për organet e drejtësisë, po ashtu mund të bëjnë përpjekje të zhdukin provat materiale si dhe të ndikojnë në të dëmtuar ose në të pandehur të tjerë, të cilët gjenden në arrati, andaj gjyqtari i procedurës paraprake vlerësojë se masa e paraburgimit është e vetmja masë për rrjedhën e pa penguar në këtë çështje juridiko – penale”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, të pandehurit D.C, D.N, M.SH, N.S dhe S.J  dyshohen se në bashkëkryerje të armatosur dhe të veshur me uniforma të kamufluara dhe uniforma jo të rregullta të policisë apo ushtrisë serbe më datë 05.04.1999, në orët e para të mëngjesit, kishin ndërmarrë një aksion në fshatrat Inatoc (Kokaj), Llovcë, Pogragjë dhe Uglar, ku me qëllim dhe dashje kishin vrarë, plagosur, djegur për së gjalli viktimat civile shqiptare, marrë peng, dhunuar, rrahur, maltretuar, torturuar fizikisht dhe psiqikisht, plaçkitur, shkatërruar pronat e shqiptarëve dhe djegien e tyre, dëbuan popullatën civile shqiptare, si dhe kishin shkatërruar dhe abuzuar objektet kulturore dhe fetare.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post <strong>Njerëz si Sylejman Imer TURKAJ gjithmonë e kanë ngritur kombin tonë</strong>
Next post Aleksandër Vuçiq për arrestimin e serbëve në Kosovë: Heshtja e ndërkombëtarëve është patetike